Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Rama mendon se do më mbyllë gojën me arrest”, Berisha: Mosbindja civile do jetë vullkani që do të përmbysë diktaturën!

2 vjet ago
in Politikë
“Rama mendon se do më mbyllë gojën me arrest”, Berisha: Mosbindja civile do jetë vullkani që do të përmbysë diktaturën!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Shkodrës nga ku ka deklaruar se kryeministri Rama mendon se do “t’i mbyllë gojën me arrest”, duke iu referuar kërkesës së fundit të drejtësisë për vendosjen e masës së arrestit në shtëpi ndaj tij.

Berisha u shpreh se “mosbindja civile do të jete vullkani që do të përmbysë narko diktaturën njëherë e përgjithmonë”.

“Vij sot në këtë takim, më i veçanti në 32 vite, pas takimit të parë që kemi bërë në sheshin “Isa Boletini’.
Por, me ju do flas haptas. Pas 32 vitesh, Shkodra ra në duar të pushtuesve.
E them këtë me bindjen më të thellë.
Në rast se nuk do qe kjo sot, ju garantoj se ne së bashku sonte do diskutonim për defektet dhe të metat e Sali Berishës në fushatë, të Bardh Spahisë, Greta Bardelit dhe përfaqësuesve të tjerë.
Sepse me rezultatin e 14 majit, në mënyrë të padiskutueshme kanë peshën e tyre gabimet, qëndrimet, defektet e këtyre që përmenda dhe të tjerëve që janë vetëkuptuar.
Por sot, mesazhi im është tjetër. Mesazhi im është tjetër sepse kam ndjekur çdo ditë, dhe ua them pse, fushatën tuaj.
Në një kohë kur të gjitha pollet tregonin se kandidati ynë kuotohej 8 përqind më shumë, 15 përqind më shumë, 3 përqind më shumë, lajmet vinin të sigurta se Edi Rama po bën gjithçka për të përmbysur rezultatin.
Dhe ky lajm qarkullonte, dua të jem shumë i hapur me ju, te të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë. Dhe unë e ndiqja se çfarë po ndodh dhe ku po ndodh.
Ditën e zgjedhjeve, duke e ditur se bandat do ushtrojnë terror mbi qytetin, kam mbajtur gjatë gjithë ditës lidhje me përfaqësuesit tuaj, kam nisur bashkëpunëtorë të mi nga Tirana në Velipojë.
Ditën e zgjedhjeve ne e kemi akt civiliteti, e kemi festival lirie, ne nuk dalim me pushkë, nuk dalim me çifte për t’u përleshur me të tjerët.
Ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesi im nga Tirana, më raporton se Velipoja është në pushtim të plotë. Se bandat e Pëllumb Gjokës, çdo votues që vinte, ia kapnin kokën ia ofronin te veshi, e shoqëronin dhe kur dilte nga qendra, kur tentonin të filmoheshin, reagonin ndaj tyre.
Të gjitha këto të organizuara nga qeveria. Mos mendoni se ka banditë të guximshëm, banditët bëhen të guximshëm kur kanë pushteti. Nuk ka më frikacakë se ata.
Të njëjtën gjë me bandat e tjera.
Çfarë ndodhi? Autokolonë! Po pse e them pushtim unë? Sepse na është dashur shumë kohë të marrim videot e autokolonës.
Na është dashur shumë kohë që të dilnin njerëz që mund të fotografonin banditët, vrasësit serialë që ishin liruar nga burgjet për të dhuruar qytetin e lirisë, për të dhuruar Shkodrën.
E them edhe njëherë, në gjithë bindjen time, e kisha shumë të konsoliduar se me Edi Ramën nuk ka zgjidhje. E kisha dhe vazhdoj të konsoliduar se ne si opozitë kemi problemet tona, por kur një kryeministër vendos të marrë votën me çdo kusht, askush nuk duhet të jetë naiv, askush nuk duhet të jetë iluziv se ai ka të gjitha mjetet për ta realizuar këtë.
Si u vendos sundimi i partisë së krimit në Shkodër?
Ky sundim u vendos së pari duke liruar njerëzit nga burgjet dhe duke aktivizuar të gjitha bandat.

Së dyti, u vendos duke hequr nga fleta e votimit, emrin e PD dhe drejtuesit të saj.
Së treti, u vendos duke shpërndarë sasi të pakontrolluara parash për të blerë të drejtën e votës dhe për të blerë votën.
Së katërti, u vendos duke hequr të drejtën e komisionerëve në gjysmën e qendrave.
Së pesti, u vendos duke përdorur patronazhistët dhe aktivistët si polici sekrete terroriste elektorale.
Mund të numëroj një seri faktorësh.
Së gjashti, u vendosur duke shpërndarë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë pensionistëve në Shkodër dhe në mbarë vendin.
U vendos duke e shpallur Kodin Zgjedhor, ligjin që i jep garanci opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, një kinezëri nga Edi Rama.
U vendos duke përdorur levat si partia e Tom Doshit, e cila brenda 2 vitesh, vetëm në sajë të thasëve me para, rritet me 240 përqind.
A ishin të reja këto? Jo, për ne ishin lehtësisht të parashikueshme.
Por midis asaj që të bojkotonim zgjedhjet dhe të firmosnim monizmin me dorën tonë dhe të merrnim pjesë në zgjedhje, ne zgjodhëm këtë të dytën.
Zgjodhëm të dytën me betimim se do mbrojmë votën e shqiptarëve.
Ka pasur keqkuptime ndoshta, njerëz që kanë menduar se ne nuk do i lejojmë Edi Ramës të bëjë këto që ka bërë.
Po kjo është e pamundur, ti nuk e ndalon dot qeverinë të marrë vendim për të shpërndarë 683 mijë zarfa, ti nuk kontrollon dot gjykatat, nuk kontrollon dot KQZ-në. E vetmja gjë që mbetet është bojkoti, por bojkoti nuk ishte opsion.
Ama në fund të këtij procesi, ne në mbrojtje të kësaj vote, arritëm të disponojmë dhe të prodhojmë dokumentin më serioz në historinë e vendit për dhunën elektorale. Për grabitjen e zgjedhjeve. Për plaçkitjen e zgjedhjeve.
Por një vend që nuk voton nuk mund të jetë kurrë një vend i lirë.
Një vend ku grabiten votat, nuk mund të jetë kurrë një vend i lirë.
Dhe dëshmia më flagrante e kësaj batërdie elektorale ishte 14 maji në Shkodër.

Ai mendon se duke vendosur ne arrest Sali Berishën do mund t’ja mbyllë gojën, përkundrazi… ja zotohem këtu se mosbindja civile do të jete vullkani që do të përmbysë këtë narko diktaturë njëherë e përgjithmonë. Ky vullkan nuk mund të jetë askund tjetër se në Shkodër”, u shpreh ai.

TË LIDHURA

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët katër qarqeve

12:25 | 27/06/2025
Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”
Aktualitet

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

18:46 | 26/06/2025
Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

16:21 | 26/06/2025
Next Post
Të dyshuar për vrasjen e Liridonës, Apeli jep vendimin për Murselin, Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë

Të dyshuar për vrasjen e Liridonës, Apeli jep vendimin për Murselin, Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë

Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, një nga të arrestuarit babai i ish-deputetit

Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, një nga të arrestuarit babai i ish-deputetit

Samiti i BE, Osmani ‘shokon’ me deklaratën e fortë: Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë

Samiti i BE, Osmani 'shokon' me deklaratën e fortë: Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo firmos kontratën e artë me Al Nassr: Do të fitojë 550 mijë euro në ditë
Sport

Ronaldo firmos kontratën e artë me Al Nassr: Do të fitojë 550 mijë euro në ditë

by mirseda
14:24 | 27/06/2025
0

Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me klubin saudit Al Nassr, duke nënshkruar një marrëveshje që e bën...

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

14:20 | 27/06/2025
Kafshë të ngordhura, baltë ngjitëse dhe naftë që noton mbi ujë dhe…

Kafshë të ngordhura, baltë ngjitëse dhe naftë që noton mbi ujë dhe…

14:06 | 27/06/2025
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë , shpallet në kërkim 26-vjeçari në Korçë

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë , shpallet në kërkim 26-vjeçari në Korçë

14:02 | 27/06/2025
Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

13:47 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com