Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist dhe gjatë takimit me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas Samitit të BE. Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit europian dhe nevojën për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ndërtohet kontinenti.
“Duhet të mbrojmë vlerat e Europës, këtij kontinenti, ku të gjithë jetojmë,” deklaroi Rama. Ai vlerësoi potencialin ekonomik të Bashkimit Europian, duke e cilësuar si një “treg të jashtëzakonshëm, me potencial masiv.”
Kryeministri shqiptar e cilësoi ditën si të frytshme dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së Samitit të radhës në Danimarkë, duke shtuar se “ndihem shumë mirë duke e ditur se stafeta është në duar të sigurta.” Takimi ndërmjet dy liderëve është pjesë e përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Danimarkës, si dhe për koordinimin më të ngushtë në kuadër të zhvillimeve europiane.
Kryeministri Edi Rama në konferencë me homologen e Danimarkës Mette Frederiksen: Duhet të mbrojmë vlerat e Europës, këtij kontinenti, ku të gjithë jetojmë. Europa ka treg të jashtëzakonshëm, me potencial masiv. Dita sot ishte e frytshme, duhet të mbrojmë vendet tona dhe parimet e Europës. Ndihem shumë mirë duke e ditur se stafeta është në duar të sigurta, pasi Samiti i radhës organizohet në Danimarkë.
Vijon…