Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rama mbyll TikTok, Berisha e sfidon duke shkarkuar VPN

5 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Showbizz
Rama mbyll TikTok, Berisha e sfidon duke shkarkuar VPN

Mbyllja e rrjetit social TikTok ka qënë një nga temat më të komentuara së fundmi në vend. Qeveria mori vendimin për mbylljen e aplikacionit në fillim të këtij muaji, me pretendimin se ky rrjet social cënon sigurinë e fëmijëve nisur nga ngjarjet e regjistruara së fundmi mes adoleshentëve disa prej të cilave kanë rezultuar fatale.

Vetë kreu i qeverisë në një komunikim me ndjekësit këtë të enjte konfirmoi edhe njëherë mbylljen e TikTok teksa u shpreh se procedura për mbylljen e aplikacionit në celularë ka përfunduar. Rama tha se TiKTok së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha Rama.

Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga opozita e cila e ka kundërshtuar mbylljen e aplikacionit. Opozita pretendon se mbyllja e TikTok në prag fushate elektorale është një censurë ndaj fjalës së lirë, ndërsa e ka sfiduar vendimin e qeverisë me shkarkimin e VPN-së.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference të zhvilluar sot me gazetarët u shpreh se mbyllja e rrjetit social, është një akt i shëmtuar, ndërsa shtoi se tashmë ai ka shkarkuar VPN-në dhe u bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Edi Rama nuk duron dot kritikat e të rinjve në Tik Tok. Kjo dëshmon qartë edhe njëherë se çfarë raporti ka ky me vlerat bazë të demokracisë, liritë dhe të drejtat e njeriut. I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri,” tha Berisha.

Ndërkohë që kreu i qeverisë dhe kryedemokrati vijojnë kundërshtimet për platformën, duket se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Referuar një postimi të publikuar së fundmi nga Proton VPN, thuhet se përdorimi dhe shkarkimi i VPN në Shqipëri ka pësuar rritje. Dhjetëra qytetarë shqiptarë, referuar postimit, kanë shkarkuar VPN për të vijuar aksesin në rrjetin social, pavarësisht mbylljes së aplikacionit me vendim qeverie.

“Shqipëria ka urdhëruar ISP-të të bllokojnë TikTok. Përdorimi i ProtonVPN është rritur 1200% mbi bazën dhe ky numër po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas”,- thuhet në postimin në “X”.

TË LIDHURA

Rama: Vjedhja e ujit duhet të ndëshkohet me burg, si për energjinë elektrike
Aktualitet

Rama: Vjedhja e ujit duhet të ndëshkohet me burg, si për energjinë elektrike

12:15 | 03/09/2025
“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës
Kosovo

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

12:07 | 03/09/2025
Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit
Kosovo

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit

11:56 | 03/09/2025
Next Post
Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë…

Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë…

Barazim me gola, Egnatia dhe Vllania dhurojnë spektakël

Barazim me gola, Egnatia dhe Vllania dhurojnë spektakël

Tentoi të grabisë një bankë, i riu vritet në shkëmbim zjarri me policinë

Tentoi të grabisë një bankë, i riu vritet në shkëmbim zjarri me policinë

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi
Rajoni

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

by mirseda
12:43 | 03/09/2025
0

Një rrjet i sofistikuar kontrabande karburanti është zbuluar dhe shkatërruar nga autoritetet greke, pas një operacioni të...

Rama: Vjedhja e ujit duhet të ndëshkohet me burg, si për energjinë elektrike

Rama: Vjedhja e ujit duhet të ndëshkohet me burg, si për energjinë elektrike

12:15 | 03/09/2025
“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

12:07 | 03/09/2025
Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit

11:56 | 03/09/2025
Ishte shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Ishte shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

11:22 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com