Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte, për rreth dy orë, kryebashkiakët socialistë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Takimi erdhi në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, me në fokus çështje me interes për pushtetin vendor dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Mësohet se kryeministri, në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka kërkuar ngritjen e emergjencave në nivel lokal si dhe më shumë angazhim në Paketën e Maleve.
Gjatë këtij takimi u shënua edhe një incident, ku u raportua se kryebashkiaku demokrat i Pukës, Rrok Dodaj nuk ishte lejuar të merrte pjesë.
Por, ai, në një sqarim të mëvonshëm publik, theksoi se ai ishte njoftuar gabimisht nga organizatorët dhe se më pas ishte tërhequr duke mos marrë pjesë.















