Pas disa javës pushim, ka rinisur parlamenti pas përfundimit të procesit zgjedhor të 14 majit. Një nga dy marrëveshjet që u miratuan ishte dhe ajo mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë.
Arsyeja që solli dhe kryeministrin në sallën e Kuvendit i cili pas votimit la seancën.
Por Rama nuk ishte i vetmi që la sallën e parlamentit. Deputetët e opozitës u larguan, kur si pjesë e diskutimeve jashtë rendit të ditës drejtuesja politike e socialistëve në Gjirokastër nisi të flasë për fitoren e 14 Majit.
Të vetmit që qëndruan ishin deputetet Noka, Dule e Leskaj, por edhe këta pasi ishin regjistruar për të marrë fjalën. Flamur Noka duke iu përmbajtur linjës politike të partisë së tij akuzoi shumicën për manipulim të zgjedhjeve të së dielës.
Taulant Balla në përgjigjen e tij në emër të shumicën edhe pse karrigen e opozitës ishin bosh, u kërkon të mos përsërisin refrenin e mospranimit të rezultatit.
Në seancën e sotme u betuan dhe 4 deputetë të rinj, 3 nga opozita dhe një nga Partia Socialiste të cilët ulen në parlament si pasuese të deputetëve të dorëhequr pasi kandiduan për kryetar bashkie.