Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rama kritika të forta Kosovës pas takimeve në Bruksel: Konstatuam regres për ta, dhe progres për Shqipërinë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Rama kritika të forta Kosovës pas takimeve në Bruksel: Konstatuam regres për ta, dhe progres për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër politikën e ndjekur nga autoritet më të larta të Kosovës, në një postim pas përmbylljes së takimeve me krerët Bashkimit Europian, ndër ta Ursula von der Leyen, Joseph Borrell dhe Charles Mitchel.

Rama thotë se në këto takime u konstatua progresi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian si dhe politika konstruktive shqiptare, por në të njëjtën kohë ai thotë se është “brengosës” konstatimi i regresit nga Kosova.

Sipas Ramës, politikanët në Kosovë nuk po hedhin asnjë hap pas për de-eskalimin e situatës së tensionuar, ndërsa nga kjo mjegullë, thotë kryeministri shqiptar, përfiton Serbia.

Rama përsërit thirrjen për uljen në tryezë të krerëve të Kosovës dhe Serbisë, deri sa të gjendet një zgjidhje për situatën.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Takimet me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian ishin një lajm shumë i mirë lidhur me progresin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe politikën tonë konstruktive rajonale. Por fatkeqësisht në këto takime, ishte tejet brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike. BE-ja e mbështetur nga SHBA ka vënë në Tryezën e Dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, planin më të mirë të mundshëm të normalizimit, i cili paqton më në fund Ballkanin Perëndimor, duke i hapur rrugë edhe njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës!

Eshtë e pakonceptueshme për aleatët tanë strategjikë, që Kosova vazhdon refuzon të hedhë qoftë edhe një hap të vetëm konkret e konstruktiv për de-eskalimin e situatës gjithnjë e më të rrezikshme në Veriun e Republikës së Kosovës. Kësisoj Beogradi po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, që qasja e pashpjegueshme strategjike e Prishtinës po krijon mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike, sidomos pas lirimit pa kushte nga Serbia të tre policëve të mbajtur fare padrejtësisht, me ditë të tëra, në kushtet e heqjes së lirisë.

Është koha për një konferencë të nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet vendosmërisht një forcë që promovon paqen, mbron stabilitetin në rajon, kontribuon për bashkëpunimin rajonal dhe punon pa u lodhur për rritjen e saj të gjithanshme, pa rënë asnjëherë në kurthin ballkanik të së shkuarës, po edhe pa heshtur në asnjë rast përballë shfaqjeve kërcënuese të vetëmjaftueshmërisë sovraniste, nga kushdoqoftë, kurdoqoftë e kudoqoftë, në lagjen tonë të vogël në mes të Europës

TË LIDHURA

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim
Politikë

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët
Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
Next Post
Dyshohet se është shqiptar, gjendet një person i vrarë në Spanjë

Dyshohet se është shqiptar, gjendet një person i vrarë në Spanjë

Përplasi me motor 10-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

Përplasi me motor 10-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

Çfarë ndodhi mbrëmë në KZAZ-në e Kavajës? Policia tregon detaje për ngjarjen

Ndërtuan pa leje në zonat e plazhit, procedohen penalisht 4 persona në Borsh







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026




TË FUNDIT

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim
Politikë

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

by mirseda
17:12 | 21/01/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së...

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

16:20 | 21/01/2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com