Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rama kërkon urgjentisht gjetjen e shkakut të shpërthimit në spitalin e Gazës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Rama komenton protestën e opozitës: Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, e gatuan “non grata”

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Rripin e Gazës u godit nga raketat duke lënë qindra të vdekur.

Menjëherë pasi incidenti u bë publik, filloi një luftë diplomatike midis Hamasit dhe Izraelit se kush ishte përgjegjës për sulmin.

Përmes një reagimi në X (Ish-Twitter), Rama thotë se nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.

Ai kërkon që të gjendet autori i kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit.

Statusi në Twitter:

Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën. Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken. Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.

Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit. Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadha të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit.

Në këtë luftë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit! Por bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza. Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit.

TË LIDHURA

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë
Aktualitet

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

21:35 | 17/04/2026
Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë
Aktualitet

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

21:30 | 17/04/2026
Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës
Aktualitet

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

21:24 | 17/04/2026
Next Post
Kreu i OBSH: Situata në Gaza po del jashtë kontrollit

Kreu i OBSH: Situata në Gaza po del jashtë kontrollit

Begaj dënon sulmin në veri të Kosovës: Akt terrorist, negociatorët të kenë qasje të re në dialog

Begaj dënon sulmin në veri të Kosovës: Akt terrorist, negociatorët të kenë qasje të re në dialog

Përplas këmbësorin dhe merr përpara tre makina të parkuara

Sherr mes dy të miturve në Shkodër, plagoset me thikë 15-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë
Aktualitet

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

by mirseda
21:35 | 17/04/2026
0

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë protestës, në një situatë që u tensionua pas përplasjeve...

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

21:30 | 17/04/2026
Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

21:24 | 17/04/2026
Tensione në protestë/ Gaz lotsjellës e spraj në drejtim të deputetëve, edhe Luçiano Boçi i lënduar

Tensione në protestë/ Gaz lotsjellës e spraj në drejtim të deputetëve, edhe Luçiano Boçi i lënduar

21:20 | 17/04/2026
“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

Aulon Kalaja i plagosur gjatë protestës, Berishas: Narko-policia e goditi me urdhër të Edi Ramës!

21:18 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com