Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama: Kam pasur disa dështime në martesë, por gjeta të duhurën. Besoj se do ta martojmë edhe Shqipërinë me BE-në

2 vjet ago
in Politikë
Rama: Kam pasur disa dështime në martesë, por gjeta të duhurën. Besoj se do ta martojmë edhe Shqipërinë me BE-në

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Komisionin Europian në sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” foli për sfidat aktuale të BE si edhe prioritetet e zhvillimit. Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane.

Gjithashtu ai theksoi se reformat janë të domosdoshme dhe se po ashtu demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer edhe batutat, duke bërë që të pranishmit në sallë herë të shpërthejnë në të qeshura e herë ta duartrokasin. Rama ka thënë se Shqipëria, ashtu si ai, ka pasur disa martesa të dështuara por më në fund ka arritur të gjejë të duhurën, ndaj edhe ai beson se Shqipëria do të gjejë rrugën e duhur drejt martesës me Bashkimin Europian.

Ashtu siç president Macky Sall përmendi para meje dhe Europa, forca e saj qëndron në fuqinë për të transformuar politikisht dhe ekonomikisht veten, fqinjët e saj dhe do të shtoja dhe miqtë e saj. Europa, dhe meqë ra fjala Bashkimi Europian, ne jo ende, është një krijesë mjaft e vështirë për tu marrë, duhet të kesh nerva mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos ta lënë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja.

Ndërkohë, është dashuri e ashpër. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd e ky është Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, dua të them se kjo hapje që po shohim falë kësaj marrëdhënieje gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Europian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Europian.

Jam i sigurt që e njëjta gjë vlen për miqtë tanë afrikanë, e njëjta gjë vlen dhe për të tjerë, që në këtë marrëdhënie është e sigurt që do të gjejnë shumë, shumë arsye për të pyetur veten a ja vlen, por nga ana tjetër nuk ka asgjë që ia vlen më shumë sesa t’i afrohesh gjithmonë e më pranë Bashkimit Europian dhe për ne shqiptarët, që kemi përjetuar një histori, e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për tu bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet. Po ju them dhe nga përvoja ime personale. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian. Faleminderit shumë!

Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, që e mbushim me shpresë, që e mbushim me ambicie, që e mbushim me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse në fund të fundit, fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh! Faleminderit!”, tha Rama.

TË LIDHURA

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës
Politikë

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

19:40 | 04/06/2025
“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura
Politikë

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

18:26 | 04/06/2025
Next Post
Ndaluan atletët me ngjyrë, shpallen fajtorë dy oficerët në Britani

Ndaluan atletët me ngjyrë, shpallen fajtorë dy oficerët në Britani

Moti i keq ‘bën namin’ në Tiranë, bllokohen rrugët nga trafiku i rënduar

Moti i keq ‘bën namin’ në Tiranë, bllokohen rrugët nga trafiku i rënduar

GJKKO e njofton Berishën për avokatin, Noka dhe Kaso “kërkesë” Rrumbullakut: Në seli, vetëm korrespondenca që lidhen me partinë

GJKKO e njofton Berishën për avokatin, Noka dhe Kaso “kërkesë” Rrumbullakut: Në seli, vetëm korrespondenca që lidhen me partinë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com