Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes: Privilegj dhe nder, Shqipëria është aleate

2 ditë ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria
Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes: Privilegj dhe nder, Shqipëria është aleate

Kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald J. Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes ftesë për të cilën thotë se shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim..
‘Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare’, shkruan kryeministri Rama, ‘paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë’.

Në këtë përgjigje më tej kryeministri Edi Rama thekson se “Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Populli shqiptar thotë Edi Rama do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët.

‘Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj’- thotë kryeministri Rama ‘se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global’.

Reagimi i Ramës:

Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

I nderuar Zoti President, Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.

Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.

Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.

Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.

Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.

Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.

Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,

TË LIDHURA

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump
Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Next Post
Integrimi në fokus | Tre ministra në konferencë me gazetarët

Integrimi në fokus | Tre ministra në konferencë me gazetarët

Fermerët e përmbytur në Maliq protestojnë para bashkisë

Fermerët e përmbytur në Maliq protestojnë para bashkisë

Qeveria britanike miraton planin për ndërtimin e super-ambasadës së re kineze në Londër

Qeveria britanike miraton planin për ndërtimin e super-ambasadës së re kineze në Londër







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump
Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

by mirseda
15:51 | 22/01/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si anëtare në Bordin e Paqes, të themeluar nga...

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com