Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama dhe Meta, “tregti” tek “Pazari i Ri”, konfirmojnë vazhdimësinë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Rama dhe Meta, “tregti” tek “Pazari i Ri”, konfirmojnë vazhdimësinë

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta nuk e festuan 1 prillin, përvjetorin e koalicionit të tyre qeverisës, por zgjodhën datën 2 të së dielës për të hequr dyshimet mbi marrëdhënien e tyre të gënjeshtërt.

Ashtu si para 4 viteve, edhe këtë radhë, dy liderët politikë kanë dashur të komunikojnë për publikun një simbolikë të caktuar mbi raportet brenda koalicionit, duke zgjedhur “Pazarin e Ri” në kryeqytet për të darkuar së bashku.

Ora News shkruan se është arritur një marrëveshje e re mes PS dhe LSI për 4 vitet e ardhshme, duke konfirmuar  koalicionin. Gjithashtu, është arritur marrëveshje dhe për presidentin e ri.

Takimi 

Kreu i PS-së dhe kreu i LSI-së shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili në një takim informal, në ambientet e një restoranti në zonën e Pazarit të Ri, në kryeqytet.

Biseda midis tyre zgjati rreth 4 orë. Rreth orës 1 të mëngjesit, i pari është larguar nga mjediset e restorantit kryetari i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga Erjon Veliaj dhe, më pas, janë parë të largohen kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili.

Ky takim i parë përfundoi pozitivisht, ndërsa nga dy partitë pritet që në ditët në vazhdim të përcaktojnë marrëveshjen e tyre të re. Më herët gjatë ditës së dielë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar koalicion me LSI-në për vazhdimin e reformave, duke i lëshuar mesazhin më të fortë Ilir Metës se nuk ka ndërmend të presë dhe ulë shpejtësinë e Partisë Socialiste për marrjen e çdo vote. Rama paralajmëroi të gjithë ata që do investoheshin tek rrëzimi i tij dhe qeveria teknike, se do të dështonin.

Kreu i mazhorancës tha se nuk do ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe tha se Partia Demokratike është e mirëpritur të vetëshkatërrohet.

 

TË LIDHURA

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

20:14 | 03/07/2025
S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!
Aktualitet

S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!

19:40 | 03/07/2025
Në pranga 34-vjeçari shqiptar me 1 kg kokainë
Aktualitet

Në pranga 34-vjeçari shqiptar me 1 kg kokainë

18:38 | 03/07/2025
Next Post
Ekspertët: Kontributi i turizmit në ekonomi, në rënie   

Ekspertët: Kontributi i turizmit në ekonomi, në rënie   

Harojeni AMG-në. Ky model Brabus do iu mahnisë

Harojeni AMG-në. Ky model Brabus do iu mahnisë

Kur bën mirë e gjen keq, FootbOle ironizon portretin e CR7 / VIDEO

Kur bën mirë e gjen keq, FootbOle ironizon portretin e CR7 / VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

by mirseda
20:14 | 03/07/2025
0

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në...

Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave

Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave

19:42 | 03/07/2025
S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!

S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!

19:40 | 03/07/2025
Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur

18:53 | 03/07/2025
Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com