Sot, 14 qershor, do të zhvillohej në Gjakovë mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë.
Por ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, mos pranimi i draft propizimit të kryeministrtit Rama për Asociacionin nga ana e homologut, Albin Kurti, ka çuar në një lloj krijseje të marrdhjënieve të dy liderëvë.
E për rrjedhojë mbledhja e dy qeverive u anulua. Lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri Rama në një konferencë për shtyp, në thë cilën tha se nuk ishin dakordësuar me kryeministrin Kurti për zhvillimin e kësaj mbledhjeje.
Rama, tha se i kishte kërkuar homologut të tij , Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive, por ai nuk ka pranuar.
Nga Qeveria e Kosovës thanë se kjo është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.
Rama tha se kjo nuk mund të ndodhte sepse, sipas tij, nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot.
Por cilat janë marrëveshjet që do të nëshkruheshin në mledhjen e dy qeverive dhe të cilat mbetën pezull
1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
2-Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6- “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8- Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10- Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
11 – Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
12- Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
13- Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.