Arabia Saudite ka reaguar pas lëshimit të raketës balistike nga Jemeni në drejtim të saj, ku fatmirësisht u neutralizua përpara se të shkaktonte viktima. Zëdhënësi zyrtar i Forcave të Aleancës në mbështetje të Legjitimitetit në Jemen, koloneli Turki Al-Maliki theksoi se raketa kishte si objektiv kryeqytetin zonat me popullsi të dendur. Por, sipas Al-Malikit, raketa u rrëzua nga forcat saudite në rrethinat e kryeqytetit pa shkaktuar dëmtime dhe pasoja në jetë njerëzish.
“Zëdhënësi zyrtar i Forcave të Aleancës në mbështetje të Legjitimitetit në Jemen, koloneli Turki Al-Maliki, deklaroi se në orën 20.07 të ditës së shtunë është lëshuar një raketë balistike, nga hapësira territoriale e Jemenit drejtuar Mbretërisë së Arabisë Saudite. Koloneli Al-Maliki bëri me dije se raketa kishte si objektiv kryeqytetin saudit Riadin, më saktë, zonat me popullsi të dendur. Por raketa në fjalë është rrëzuar nga forcat saudite në rrethinat e kryeqytetit, pranë aeroportit ndërkombëtar të mbretit Haled, pa shkaktuar dëmtime dhe pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në reagimin e kolonelit Turki Al-Maliki.
Ai vuri në dukje gjithashtu se ky akt armiqësor nga forcat e armatosura Houthi në Jemen tregon për përfshirjen dhe sponsorizimin e terrorizmit të njërit prej këtyre vendeve të rajonit duke shkelur edhe rezolutën e OKB-së.
“Al-Maliki shtoi se një akt i tillë armiqësor nga ana e forcave të armatosura Houthi në Jemen, dëshmon dhe një herë përfshirjen e njërit prej vendeve të rajonit në sponsorizimin e terrorizmit, dhe këtë me mbështetjen që u bën forcave houthi. Diçka e tillë bie ndesh dhe sfidon rezolutën 2216 të OKB-së rreth cenimit të sigurisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, sigurisë së rajonit dhe sigurisë ndërkombëtare. Rezoluta e konsideron lëshimin e raketave në zonat e populluara si shkelje të së drejtës kombëtare”, shkruhet më tej në reagimin e kolonel Al Malikit.