Është identifikuar punonjësi i kompanisë private që humbi jetën tragjikisht gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit.
Viktima është Andi Lala, 35-vjeçari që humbi jetën këtë të premte në Durrës.
Kompania në të cilën ai punonte po kryente punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit.
“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi më herët policia.