Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qeveria miraton mbrojtje të veçantë për punonjësit e kërcënuar të AMP-së

4 javë ago
in Aktualitet
Qeveria miraton mbrojtje të veçantë për punonjësit e kërcënuar të AMP-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për forcimin e mbrojtjes së punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët përballen me kërcënime serioze ndaj jetës, familjes apo pronës së tyre për shkak të detyrës.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, punonjësit e AMP-së që përballen me rrethana të rrezikshme, përfshirë kërcënime të drejtpërdrejta, mund të përfitojnë nga masa mbrojtjeje të veçanta.

Këto përfshijnë ruajtje fizike të personit, familjarëve dhe pronës së tyre. Mbrojtja jepet me vendim të Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK), që funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të AMP-së dhe përbëhet nga drejtues të lartë të strukturës.

Kërkesat për mbrojtje të veçantë mund të paraqiten nga vetë punonjësi, strukturat e AMP-së apo edhe nga çdo organ tjetër shtetëror që ka dijeni për rrezikun. Komisioni është i detyruar të shqyrtojë brenda 10 ditësh çdo kërkesë dhe të marrë një vendim të argumentuar, i cili më pas miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i AMP-së.

Në raste urgjente, kur kërcënimi është i menjëhershëm dhe serioz, Drejtori i Përgjithshëm ka të drejtë të urdhërojë masa të menjëhershme për mbrojtje pa pritur vendimin e komisionit.

Vendimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 75, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (në vijim AMP), të cilit, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i kërcënohet jeta, familja dhe prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, i sigurohet mbrojtje e veçantë.
2. Me mbrojtje të veçantë kuptohen masat me karakter organizativ e profesional për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë të jetës, familjes dhe të pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së, si dhe çdo masë tjetër, që lidhet me këtë mbrojtje.
3. Punonjësi i kërcënuar i AMP-së përfiton mbrojtje të veçantë nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit të AMP-së;
b) Gjendja e punonjësit të AMP-së në një situatë që kërkon kryerjen e veprimeve apo marrjen e masave të menjëhershme për ta zgjidhur atë, si dhe për të shmangur çdo lloj dëmtimi të mundshëm;
c) Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe rrezikut të dëmtimit me ushtrimin e ligjshëm të detyrës.
4. Mënyrat e mbrojtjes së veçantë konsistojnë në:
a) ruajtjen apo shoqërimin fizik të punonjësit të AMP-së të rrezikuar;
b) ruajtjen apo shoqërimin fizik të familjarëve të rrezikuar të punonjësit të AMP-së;
c) ruajtjen e pronës së punonjësit të AMP-së të rrezikuar.
5. Mbrojtja e veçantë për punonjësin e kërcënuar të AMP-së bëhet me vendim të Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK), i cili ngrihet dhe funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
6. Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve përbëhet nga:
a) Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm, kryetar;
b) Drejtori i Hetimit, anëtar;
c) Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale, anëtar;
ç) Përgjegjësi i sektorit të analizës dhe informacionit, anëtar;
d) Drejtori rajonal i qarkut, ku banon personi i kërcënuar, anëtar.
7. Kërkesa me shkrim për mbrojtje të veçantë të punonjësit të kërcënuar të AMP-së i paraqitet Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve nga:
a) punonjësi i AMP-së, që i kërcënohet jeta, familja dhe prona;
b) struktura të AMP-së, që marrin dijeni për praninë e rrethanave serioze, të cilat i rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit të AMP-së;
c) çdo organ tjetër publik, që, për shkak të funksionit, merr dijeni për praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit të AMP-së.
8. Kërkesa për mbrojtje të veçantë përmban:
a) gjenealitetet e plota të punonjësit të kërcënuar të AMP-së;
b) një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz për punonjësin e AMP-së, të cilat e detyrojnë atë të kërkojë mbrojtje të veçantë, si dhe burimin e provave, ku ato bazohen.
9. Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës për mbrojtje të veçantë, vendos:
a) pranimin e kërkesës, duke përcaktuar edhe masat konkrete të mbrojtjes;
b) mospranimin e kërkesës.
10. Vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Kërcënimeve miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe përmban:
a) pjesën hyrëse, ku pasqyrohen subjekti që ka bërë kërkesën, koha dhe vendi i marrjes së vendimit, si dhe përbërja emërore e komisionit;
b) pjesën përshkruese, ku jepen rrethanat që e kanë shtyrë subjektin për të bërë kërkesën, veprën penale të kryer, personalitetin e të kërcënuarit, rrezikshmërinë shoqërore të kërcënimeve dhe vlerësimet për të dhënat që zotërohen rreth një fakti të tillë;
c) pjesën vendimmarrëse, ku përcaktohen masat konkrete për mbrojtjen e veçantë, kohën, ekzekutuesin e vendimit, afatin e zgjatjes së masave, shpenzimet dhe subjektin që do t’i përballojë këto shpenzime.
11. Në vendimin e Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve për sigurimin e mbrojtjes së veçantë përcaktohen mënyrat e mbrojtjes dhe kohëzgjatja e saj.
12. Krahas marrjes së masave mbrojtëse, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bashkëpunon me institucionet e tjera për marrjen në vazhdimësi të informacioneve, në funksion të parandalimit të ngjarjeve të mundshme kriminale në drejtim të punonjësit të AMP-së të marrë në mbrojtje, familjes dhe pronës së tij.
13. Në rastet kur punonjësi i kërcënuar i AMP-së ushtron detyrën larg vendbanimit dhe familjes së tij, masat urgjente mbrojtëse merren sipas nevojës për të dhe për familjen, në funksion të mbrojtjes e në varësi të intensitetit që ka kërcënimi.
14. Në rastin e një rreziku serioz dhe të çastit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore urdhëron strukturat përkatëse në AMP të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e jetës, familjes dhe pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së. KVK-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve, vlerëson masat e marra nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe vendos për vazhdimin ose jo të tyre.
15. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin
Aktualitet

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Next Post
Rama: 11 maji përcakton fatin evropian

Rama: 11 maji përcakton fatin evropian

“Berisha mund të vizitojë SHBA-në” – Këlliçi: Të fala Sorosit!

"Berisha mund të vizitojë SHBA-në" - Këlliçi: Të fala Sorosit!

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të shpallin sot marrëveshje për uljen e tarifave

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të shpallin sot marrëveshje për uljen e tarifave

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com