Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qeveria amerikane vazhdon e mbyllur prej 17 ditësh

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Qeveria amerikane vazhdon e mbyllur prej 17 ditësh

Qeveria amerikane është pjesërisht e mbyllur prej 17 ditësh pa asnjë shenjë se mund të hapet së shpejti. Presidenti Donald Trump kërkon me vendosmëri fonde për ndërtimin e mureve përgjatë kufirit me Meksikën ndërsa ligjvënësit demokratë vazhdojnë të mos e përfillin kërkesën e tij. Ata po përgatisin projektligje për financimin e buxheteve të secilës agjenci qeveritare veç e veç.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shumë operacione të qeverisë federale vazhdojnë të jenë të mbyllura ose punojnë me personel të reduktuar. Në Uashington, nuk duket asnjë shenjë se do të ketë një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes. As Presidenti Trump dhe as demokratët nuk lëshojnë pe.

“Nëse nuk gjejmë një zgjidhje, kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëshim,” thotë Presidenti Trump.

“Nuk do të bëjmë mur. Kushdo që ka ndonjë dyshim për këtë, ne nuk do të bëjmë mur,” thotë Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Trump këmbëngul se mbyllja do të vazhdojë derisa demokratët të ndryshojnë mendim:

“Ne duhet të ndërtojmë një mur ose një pengesë. Pengesa ose muri mund të jenë prej çeliku në vend të betonit nëse kjo ndihmon… Është për sigurinë e vendit tonë. Bëhet fjalë për ndalimin e trafikantëve, të drogave. Pra, duhet të kemi një mur. Nuk kemi zgjedhje tjetër”.

Mesazhi i demokratëve ndaj Presidentit është: mos prisni gjë nga ne.

“Muri midis vendeve është diçka e pamoralshme. Është një mënyrë e vjetër e të menduarit. Nuk është as efiçente si shpenzim.”

Javën e kaluar, demokratët përdorën shumicën e tyre të re në Dhomën e Përfaqësuesve për të kaluar një projekt-ligj shpenzimesh që parashikonte rihapjen e qeverisë dhe financimin përkohësisht të sigurisë së kufirit, por jo një mur. Republikanët, të cilët kanë shumicën në Senat, refuzuan të votonin. Takimet e përsëritura midis udhëheqësve të kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë zhbllokuar gjendjen.

“Ne duam të kthehemi në punë. Kemi fatura për të paguar”, thotë Marilyn Carrothers, punonjëse federale.

Qindra mijëra punonjës të qeverisë po qëndrojnë në shtëpi ose punojnë pa pagesë. Disa kanë filluar të protestojnë.

“Deri tani kemi pasur paratë e kursyera, por nëse kjo vazhdon, kursimet do të mbarojnë”, thotë Marilyn Carrothers.

Presidenti Trump thotë se punonjësit federalë do t’i përshtaten situatës:

“Shumë nga ata njerëz që nuk po marrin pagë pajtohen 100 për qind me atë që po bëj”, tha ai.

Anketat tregojnë se amerikanë fajësojnë më tepër presidentin sesa demokratët për mbylljen e qeverisë. Shumica e tyre thonë se nuk e mbështesin financimin e murit kufitar.

Ndërkaq, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se po përgatisin projektligje për financimin e buxheteve të secilës agjenci qeveritare veç e veç. Përparësi kryesore janë Departamenti i Thesarit dhe Agjencia e Mbledhjes së Taksave./VOA/

TË LIDHURA

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon
Rajoni

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
Bayern Munich vendos diktatin në Bundesligë, shkëputet i vetëm (Video)

Robben i përgjigjet interesimit të Interit: Ka qenë javë intensive për babanë tim

Sot rikthimi i bujshëm i studentëve, a do të politizohet protesta?

Protesta e studentëve para kryeministrisë, policia ndalon dy të rinj

Akuzat për përdhunim, presidenti: Ronaldo shihet si ‘superhero’ nga fëmijët

Miku i Ronaldos zbulon të ardhmen: Ja çfarë do të bëjë ai pasi të tërhiqet nga futbolli







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

by mirseda
22:08 | 13/12/2025
0

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin...

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com