Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Shteti dhe qeveria të promovojnë tolerancën fetare

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Shteti dhe qeveria të promovojnë tolerancën fetare

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka reaguar pas situatës së krijuar në vend, pas vendosjes së një ekrani para monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së namazit në ditën e Kurban Bajramit.

Në deklaratën e saj, kjo qendër thekson se janë inskenuar skenarë, që kanë prodhuar një lajm të rremë, i cili iu servir shqiptarëve duke nxitur reagime të orkestruara.

Gjithashtu, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan i bën thirrje qeverisë se së bashku me institucionet përkatëse duhet të tregohen më të vëmendshme dhe më aktive në ndërmarrjen e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash kulturore, studimore dhe edukative në kuadër të një programi dhe strategjie për mbrojtjen dhe gjallërimin e harmonisë ndër fetare.

Deklaratë e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan:

Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan në radhë të parë uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe bektashi gëzuar festën e Kurban Bajramit. Siç dihet kjo festë buron nga premtimi i Profetit Ibrahim për djalin e tij. Ashtu siç fetë abrahamike, judaizmi, krishterimi dhe myslimanizmi, e gjejnë veten natyrshëm në këtë festë, po kështu edhe përfaqësuesit e këtyre besimeve janë të angazhuar dhe japin kontributin e tyre në ruajtjen e bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare në vend përmes dialogut dhe bashkëpunimit të sinqertë e të vazhdueshëm. Kështjella e bashkëjetesës fetare është pasuria dhe veçantia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Kjo kështjellë, gjithsesi e brishtë, u sulmua padrejtësisht dhe deri diku qëllimisht, nga disa individë e grupe nën pretekstin e laicizmit, gjatë zhvillimit të festës së Kurban Bajramit, me një gjuhë përbuzëse dhe shpifëse, duke inskenuar skenarë që nuk i përgjigjeshin as realitetit dhe as festimit në fjalë. Duke përdorur portalet mediatike që administrohen prej tyre dhe rrjetet e ndryshme sociale, përhapën lajmin e rremë duke nxitur reagime të qëllimshme e të orkestruara për gjoja zhvlerësim të figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te cilin e çmojmë dhe e vlerësojmë me krenari, me qëllim tërheqjen e vëmendjes dhe kalimin në plan të dytë të Festës.

Ne si Qendër i bashkëngjitemi deklaratës së Myftiut të nderuar të Tiranës, z. Ylli Gurra, i cili përgënjeshtroi këto akuza si të pabaza dhe jashtë qëllimit të organizatorëve, si dhe mbështesim mesazhin e kryetarit të Bashkësisë Islame shkëlqesisë së tij, z. Skënder Bruçaj, i cili iu drejtua të pranishmëve në këtë tubim me këtë mesazh: “Të nderuar vëllezër le të lutemi të gjithë së bashku në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit, që të mbretërojë paqja, solidariteti, respekti, harmonia dhe dashuria në mesin e njerëzve pa dallim dhe përjashtim, e mbi të gjitha Zoti na forcoftë vullnetin dhe ndjenjën e sakrificës për të përhapur të mirën, te bukurën dhe jo të keqen dhe të shëmtuarën, të përhapim paqe dhe siguri mes njerëzve dhe jo konflikt dhe përçarje të përcjellim shpresë dhe dashuri dhe jo pesimizëm dhe urrejtje” QBNF Elbasan gjithmonë ka qenë e vëmendshme ndaj ngjarjeve dhe incidenteve të tilla, duke treguar me fjalë dhe veprime unitet dhe solidaritet midis krerëve fetarë dhe besimtarëve mirëkuptim të ndërsjellë. Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të tregohen të kujdesshëm e të matur me deklaratat dhe konkluzionet e nxituara, larg gjuhës së shpërfilljes, paragjykimeve dhe urrejtjes. Në të njëjtën kohë, i dënojmë të tilla shprehje dhe veprime si të rrezikshme, përçarëse dhe vëllavrasëse, si nxitëse të dhunës dhe akteve të paligjshme. Edhe një herë është momenti të vendosim mbi gjithçka interesin e përbashkët kombëtar e shtetëror.

Duke përfunduar gjykojmë se shteti dhe qeveria së bashku me institucionet përkatëse duhet të tregohen më të vëmendshme dhe më aktive në ndërmarrjen e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash kulturore, studimore dhe edukative në kuadër të një programi dhe strategjie për mbrojtjen dhe gjallërimin e harmonisë ndër fetare, duke nxjerrë në pah e promovuar traditën e mrekullueshme të popullit shqiptar. Kështu pra të bashkuar në diversitet, pa dallim feje, ideje dhe krahine, të gjithë bashkë të kontribuojmë për përparimin dhe begatinë e shoqërisë tonë shqiptare në të gjitha fushat e jetës së saj.

Elbasan 2 shtator 2017

Tags: Qendra e Bashkëpunimit NdërfetarShteti dhe qeveriatë promovojnë tolerancën fetare

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia
Aktualitet

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Next Post
VIDEO/ Uragani Harvey, Trump ngarkon kamionin me ndihma për të përmbyturit

VIDEO/ Uragani Harvey, Trump ngarkon kamionin me ndihma për të përmbyturit

OSHEE: Moti i keq shkakton probleme në zonat rurale

OSHEE: Moti i keq shkakton probleme në zonat rurale

Biznesmenit vlonjat i vënë eksploziv në derë të shtëpisë

EMRI/ Godet me mjete të forta në kokë kunatën, arrestohet 34-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com