Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton është duke u punuar edhe gjatë orëve të pasdites në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë.
Mjetet borëpastruese do të jenë në terren për pastrim në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë mbrëmjes dhe ditës së nesërme kur priten edhe ulje të temperaturave dhe reshje me intensitet deri mesatar.
Situata e motit në të gjitha akset është duke u mbikëqyrur rregullisht, për të siguruar qarkullim normal.
Ju bëhet apel drejtuesve të mjeteve për të treguar kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.