Presidenti rus, Vladimir Putin, ishte duke u takuar me aleatin e tij të ngushtë presidentin, Alexander Lukashenko, i Bjellorusisë, kur mbërriti lajmi për Shën Petersburgun.
Ai premtoi drejtësi për viktimat. “Unë do të doja të shprehja ngushëllimin e sinqertë për familjarët e të vrarëve dhe të plagosurve. Unë kam folur tashmë me shefat e shërbimeve të veçanta, drejtorin e FSB-së, organet e zbatimit të ligjit dhe shërbime të veçanta, të cilët janë duke punuar. Ne do të bëjmë gjithçka për të identifikuar arsyet se çfarë ndodhi dhe pse “, tha ai.
“Ne do të japim një vlerësim të plotë të asaj që ndodhi për të mbështetur familjet e qytetarëve tanë të vrarë dhe të plagosur” – përfundoi ai.