Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Punishtja artizanale në Elbasan, REL: Dikur pronë e një grupi kriminal, sot sipërmarrje që fuqizon gratë

5 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Punishtja artizanale në Elbasan, REL: Dikur pronë e një grupi kriminal, sot sipërmarrje që fuqizon gratë

Një ndërmarrje sociale që trajnon dhe punëson gra dhe vajza, dikur ishte pronë e një grupi kriminal. Prej më shumë se katër vjetësh e shndërruar në punishte në qytetin e Elbasanit në Shqipërinë e mesme, gra dhe vajza që vijnë nga komunitete të pafavorizuara, kanë arritur të mësojnë aty zanate të ndryshme, por edhe të punësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. Sajmir Bakalli, i cili drejton Fondacionin joqeveritar “Joscelyn” në Elbasan, tregon se me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Qeverisë italiane, prona u transformua në punishte artizanale.

“Ka qenë një bar, lokal dhe pas konfiskimit ishte i degraduar. Kemi punuar shumë – fillimisht për ta pastruar dhe më pas për ta përshtatur në një ambient për sipërmarrjen sociale”, thotë ai.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Bakalli tregon se në këtë punishte, fillimisht, më shumë se 30 vajza dhe gra kanë mësuar endjen e qilimave dhe janë punësuar. Sipas tij, shumica e tyre kanë nisur një jetesë të pavarur dhe janë integruar shumë mirë në tregun e punës.

“Gjithashtu është mundësuar edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore”, thekson Bakalli.

Punimet kryesore në këtë ndërmarrje sociale, të certifikuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale e Shqipërisë, janë qilimat prej leshi, çantat, çentrot e punime të tjera me dorë.

“Risi është edhe riciklimi i rrobave të vjetra, duke i kthyer ato në qilima apo rrugica lecke. Kështu, së pari ruajmë dhe mbrojmë mjedisin, i riciklojmë rrobat dhe nga rrobat tona bëjmë një qilim apo rrugicë”, thotë Bakalli.

Ai tregon se këta qilima apo rrugica të veçanta porositen kryesisht nga familjarë, por edhe nga bujtinat në Elbasan dhe fshatrat përreth. Të gjitha produktet marketohen online nën logon “Tradita ime artizanale”, e gjithashtu në një dyqan fizik në qytetin e Elbasanit.

Në etiketën që i shoqëron ka një thënie: “Ruaj traditën, mbështet një grua në nevojë dhe fuqizo një fëmijë”, sepse përmes shitjes së tyre, këto gra ndihmohen të sigurojnë të ardhura për fëmijët dhe familjet e tyre.

Dorina Shabani, 27 vjeçe, nënë e një vajze, tregon se prej një viti është e punësuar në këtë sipërmarrje sociale. Ajo thotë se para një viti ka qenë e papunë dhe se familja e saj trajtohej me ndihmë ekonomike. Në Shqipëri, pagesat mujore për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike variojnë nga 8.500 lekë deri në 12.000 lekë (85-120 euro).

“Nuk dija të endja qilima, por fillimisht jam trajnuar së bashku me gra të tjera dhe më pas jam punësuar. Arrij të siguroj të ardhura për familjen time dhe jam e kënaqur me këtë ndryshim në jetën time”, thotë Dorina. Ajo tregon se produkti i parë që ka shitur, ka qenë një qilim i bërë nga riciklimi i rrobave.

“I presim rrobat e ndryshme në rripa të hollë dhe më pas procesi vijon në tezgjah, ku e thurim qilimin. Në fillim isha pak mosbesuese se si disa rroba që mund të përfundonin në kosh të mbeturinave, do të shndërroheshin në një produkt që do të shitej. Kush do të blinte diçka të tillë, thosha me vete. Pastaj, e pashë me sytë e mi se sa punime të bukura dilnin dhe më befasoi fakti që kishte interes për blerjen e tyre”, thotë 27-vjeçarja.

Ajo thotë se kjo mundësi që i është dhënë, përveçse e ka ndihmuar nga ana financiare për të rritur vajzën e saj, e ka njohur me shumë gra e vajza të tjera, si dhe e ka bërë të ndihet më e përfshirë dhe e pranuar në shoqëri.

“Tradita ime artizanale” është kthyer në një sipërmarrje, ku jo vetëm qytetarë dhe biznese në Elbasan, por edhe nga pjesë të tjera të Shqipërisë bëjnë porosi për punime të ndryshme.

Bakalli thotë se porositë më së shumti vijnë nga emigrantët, të cilët kanë më shumë mundësi ekonomike për t’i blerë këto produkte. Ai tregon se emigrantët porosisin qilima, që i duan ashtu siç i kanë pasur në fëmijëri, sepse me ta janë rritur. Ngjyra, dizajni dhe përmasat zgjidhen sipas porosisë së tyre.

“Një qilim shkon nga 100-300 euro në varësi të dimensioneve dhe motiveve të tij. Kemi klientë nga shtete të ndryshme, madje edhe nga Alaska e largët, që kanë porositur dhe më pas kanë referuar edhe klientë të tjerë”, tregon Bakalli.

Ai shton se prej këtyre porosive varet edhe punësimi apo vazhdimësia e punës për gratë dhe vajzat që vijnë nga familje në nevojë, apo nga situata të tjera më të vështira. Kush i viziton ambientet e ndërmarrjes sociale, mund të provojë gjithashtu kënaqësinë që ofron endja e qilimave në mënyrë artizanale. Vajzat dhe gratë e punësuara i ndihmojnë vizitorët për të bërë disa punime të thjeshta./ REL

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas 2-vjeçarin, ndërron jetë në spital

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas 2-vjeçarin, ndërron jetë në spital

Dëmtohet kapiteni, Elbasani pa 5 titullarë për ndeshjen e radhës

Dëmtohet kapiteni, Elbasani pa 5 titullarë për ndeshjen e radhës

Triumfon ndaj Rennes mes spektaklit, PSG argëtohet në “Roazhon Park”

Triumfon ndaj Rennes mes spektaklit, PSG argëtohet në “Roazhon Park”

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com