Zbardhen detaje nga vdekja e punëtorit të ndërtimit sot në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Preng Gjoni.
Mësohet se viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër. Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
Sakaq, ai u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton në lidhje më këtë ngjarje tragjike. Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.