Në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ka mbërritur një tjetër video që flet për lëvizje dhe takime të dyshimta te kryebashkiakut të arrestuar te Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj.
Behet fjalé per pamje që sipas burimeve, i përkasin vjeshtës së vitit te kaluar, që eshtë dhe periudhë kur hetimet ndaj tij sa vinin e intensifikoheshin dhe ku Veliaj eshtë filmuar nga punonjes ne zyrat e qendres ETC ne Tirane, te cilët theksojnë se ai eshtë parë shumë shpesh duke hyrë dhe dalë nga kati i 9-të i godinës në
fjalë.
Në videon e siguruar nga “Ora News”, shihet qe
“i maskuar” me një kapele të zezë, Veliaj del nga qendra dhe futet me shpejtësi në makinën e tij, teksa mban mbi shpinë një çantë të zezë sportive, ku nga pamjet shihet qe eshte e moushur dhe e rende.
Por se çfarë ka pasur Veliaj në atë çantë, lekë apo dokumente, besojme se do të jetë detyrë e Prokurorise se Posaçme qe ta hetoje me ne detaje.
Gjithsesi, pyetja që shtrohet a mos eshte kat
9-të i ETC-së “Harabeli 3”, për të cilin institucionet hetimore nuk kanë informacion moi aktivitetin qe realizohet aty?
LAJMET E FUNDIT
Kush eshte shoku apo miku i Veliajt ne katin e
9-të të ETC-së?
Se çfarë ka “kurdisur” apo fshehur Erion Veliaj në këtë zyrë, i takon SPAK-ut të japë pergjigjet e tij permes hetimeve, por nga burimet që mundesuan edhe keto pamje mesohet se ai hynte pa çante dhe dilte pa çantë dhe makinën e tij e fshihte në anësoren e rrugicës së ETC-së.