Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Publikohen pamjet e vr*sjes së Martin Canit, autori vrapon me th*kë në dorë

3 javë ago
in Aktualitet
Publikohen pamjet e vr*sjes së Martin Canit, autori vrapon me th*kë në dorë

Janë publikuar për herë të parë p[amjet e sherrit tragjik të ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçja, ndërsa si autor i krimit është arrestuar bashkëmoshatari i tyre Mario Përlleshaj.

Pamjet janë publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, të cilat i përkasin mesditës së 18 nëntorit të vitit të kaluar, dhe në to shihet qartë se numri i të miturve që kanë marrë pjesë në konflikt është më i lartë, se sa tre protagonistët e mësipërm.

Në video duket momenti kur viktima Martin Cani dhe autori Mario Përlleshaj u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Në pamjet, nuk shfaqet momenti i plagosjes, por vetëm kur të miturit shkojnë tek vendi i ngjarjes dhe kur largohen me vrap.Të miturit shfaqen duke vrapuar pas krimit, ku mes tyre është edhe Martin Cani i plagosur, teksa mban një dorë në plagën e kraharorit. Po ashtu shfaqet edhe Luis Meçja i plagosur, teksa ata ndiqen me vrap nga Mario Përlleshaj, i cili mban thikë në dorë.

Gazetari Eraldo Harlicaj thotë se ka vendosur të publikoj pamjet, nisur dhe nga mënyra se si është kryer hetimi nga prokurorja Alma Felaj, motra e deputetes Ermonela Felaj, e cila e ka dërguar dosjen për gjykim, me vetëm një të pandehur, por iu rikthye mbrapasht për plotësim hetimesh nga gjyqtarja Marinela Osmani

Protagonisti i ngjarjes Luis Meçja pretendon se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar me thikë dhe kërkon rihetim. Po ashtu, sipas gazetarit Eraldo Harliçaj, edhe avokati i autorit të dyshuar, Mario Përlleshaj, pretendon se nuk ka qenë ai, i cili e ka qëlluar me thikë për vdekje Martin Canin.“Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi. Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.” – janë pyetjet që shtron gazetari.

Seanca e radhës për këtë çështje do të jetë të mërkurën, teksa ngjarja vijon të jetë ende mister.

Pikëpyetjet e çështjes së Martin Canit, video e ditës së ngjarjes

Në momentin që më ra në duar, këtu e një muaj më parë, dosja e Martin Canit me materialet e plota filmike, kisha shumë mëdyshje për publikimin e tyre. Zgjedhjet e 11 majit ma larguan nga mendimet për pak kohë. Kisha dhe kam pikëpyetje nëse po veproj mirë, apo gabim.

Megjithatë, janë disa paqartësi që më “shtyjnë” të publikoj materialet. Veprimet nga ana e Prokurororisë së Tiranës duke dërguar çështjen për gjykim pa një hetim të thelluar, por dhe deklarimet e fëmijëve në seancat me dyer të mbyllura.

Në video, shihen qartë Martini dhe Mario që u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Të ndjekur nga miqtë e tyre të identifikuar. Në momentin e bisedës mes tyre, referuar dhe deklarimeve në gjyq, ka qenë një nga djemtë e tjerë, jo Martini, që ka goditur i pari Marion në hundë. Më pas sherri ka agravuar, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur Luisin. Tragjedia ka ndodhur në më pak se 1 minutë.

Në pamjet filmike, duke ikur, shihet vetëm një thikë në dorën e Marios dhe Martini që vrapon duke mbajtur dorën në kraharor. Mario më pas kthehet te vendi i krimit, pasi i ka rënë këpuca dhe shkon ta rimarrë, pritet nga dy djem të tjerë që ndodhen aty.

Luisi, shoku i plagosur i Martinit, në seancën gjyqësore u ka treguar gjyqtarëve, por dhe prokurores Alma Felaj, plagët e tij. Ai i qëndron idesë se kanë qenë dy persona që kanë goditur me thikë, duke kërkuar rihetim.

Po ashtu, avokati i Marios, autorit të dyshuar, ka mbështetur deklaratën e Luisit, duke ngritur alibinë se nuk ka qenë ai personi që ka qëlluar Martinin. Ai pranon se ka përdorur thikën, por ka plagosur Luisin. Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi.

Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.

Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi rihetimin e ngjarjes, pas dokumentimeve të paplota nga Prokuroria. Deklaratat e dëshmitarëve i gjeti shumë të rëndësishme për zbardhjen e së vërtetës.

Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë.

TË LIDHURA

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

22:46 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn
Aktualitet

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Next Post
Zuckerberg mbledh një ekip për të zhvilluar IA “superinteligjente”

Zuckerberg mbledh një ekip për të zhvilluar IA “superinteligjente”

Çfarë ndodhi? Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur

Çfarë ndodhi? Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur

KAS vendos hapjen e 60 kutive në Durrës, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

KAS vendos hapjen e 60 kutive në Durrës, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com