Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë në Tiranë.
Takimi i luajtur në Europa Point Stadium të Gjibraltarit, do të gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett, Harry Hendricks ndërsa i katërt do të jetë arbitri vendas, Jason Barcelo.
Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë të cilët nuk janë zgjedhur gjithmonë të jenë në formacionin e parë.
Në portë debuton Dajsinani, ndërsa në mbrojtje është Hysaj, Kacurri, Kumbulla dhe Aliji. Në mesfushë janë vendosur Medon Berisha, Pajaziti dhe Bajrami, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Broja, Daku dhe Asani.
Sfida luhet në orën 18:00 dhe keni mundësinë ta ndiqni ekskluzivisht në DigitAlb.
Formacionet Zyrtare: