Janë bërë publike datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë, ose siç i quajmë ndryshe, të minimaturës.
Nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë më 19 qershor provimin e Gjuhës Shqipe. Më 25 qershor do të testohen për njohuritë në Matematikë dhe më 30 qershor për ato në gjuhën e huaj.
Ndërkohë më 22 qershor do të zhvillohet provimi për gjuhën amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.
“Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë. Suksese të gjithëve”, tha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.















