Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Publicisti Demalia i shkruan presidentit Meta: Ma hiqni dekoratën!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Publicisti Demalia i shkruan presidentit Meta: Ma hiqni dekoratën!

Teksa dekorimi nga Presidenti do të ishte nder për këdo, ndodh edhe që një personalitet të kërkojë kthimin e dekoratës.

Bëhet fjalë për publicistin Ilir Demalia, i cili i është drejtuar presidentit Meta me anë të në letre të hapur, ku kërkon që të shfuqizojë vendimin e pesë viteve më parë nga ana e Presidentit të Shqipërisë (të asaj kohe), që i akordonte atij Medaljen e Artë të Shqiponjës.

“Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorët dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave”, shkruan Demalia, i cili bashkë me kërkesën, dorëzon edhe urdhrin, edhe dekoratën.

Në 15 maj të vitit 2012, Presidenti Bamir Topi i akordon “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kurajën civile të treguar në pjesëmarrjen e ambasadave më 2 korrik 1990, akt që tronditi thellë regjimin komunist; për mbështetjen e pareshtur të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”.

Letra e hapur: 

Shkëlqesisë së tij, Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë Tiranë, Shqipëri

I nderuar Z. President!

Raporti me të vërtetën dhe modelet që krijohen në historinë e një populli tregojnë edhe shkallën e demokracisë, lirisë dhe rritjes së tij. Gjithmonë e më shumë, dhe në disa aspekte, si raport vlerash dhe vlerësimesh historike, si kulturë dhe zhvillim shoqëror, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare po shkojnë banalisht edhe më tatëpjetë se në kohën e regjimit komunist. Vendi dhe shoqëria shqiptare po bëhen edhe më qesharake për ato gjëra, për të cilat në vitin 1990 e bënë atë regjim kriminal objekt barsoletash.

Dekorimet e gjithë këtij postkomunizmi që nga “Flamuri Kombëtar”, më i larti, i dhënë njerëzve për çerek shekulli, e vërtetojnë këtë. Duke ju dhënë këto dekorata, më të lartat, ish-komunistëve me kontribute në shërbim të regjimit diktatorial, të cilët, janë dekoruar në demokraci për “sjelljen e lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve dhe përmbysjen e regjimit komunist” tregon shumë se vendi nuk është ndarë nga mendësia komuniste dhe kultura e saj si pushtet.

Me dekorimet pa fund të armatës së realizmit socialist, të artistëve dhe anonimëve pa asnjë kontribut në frymën e lirisë dhe ndërgjegjes qytetare, por në të kundërt një trashëgimi e keqe e regjimit komunist, janë vlerësuar si “Nderi i Kombit” me “Urdhrin e Skënderbeut”, “Nënë Tereza”, “Urdhri i Flamurit”, “Shqiponja e Artë”, e të tjera, pikërisht shërbëtorët e regjimit komunist që po shiten si modele të lirisë e demokracisë dhe vlerave kulturore në postkomunizëm.

Shqipëria është i vetmi vend që njeriu duhet të ndihet më i vlerësuar kur është i padekoruar nga institucionet e shtetit, si vlerësimi i mosvlerësimit të pavlefshmërisë së vlerësimit. Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorët dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave. Vendi dhe shoqëria po udhëhiqen nga antivlerat si vlera kombëtare të kulturës së manipulim-simulimit që ka sjellë inflacionin e vlerësimeve të modeleve të idhujve pa krena.

Si shkak i kësaj, shoqëria ka humbur besimin duke arritur në gjendje tragjikomike ku pjesë e saj jeni edhe ju me kontributin tuaj dhe të gjithë klasës politike që solli dhjetori i vitit 1990, që qartas shikohet në gjendjen e Shqipërisë sot. Në këtë situatë, ju kërkoj: Të shfuqizoni vendimin e dt 15.05.2012, me Nr Dekreti 7470 të Presidentit të Shqipërisë, dhënien e Medaljes së Artë të Shqiponjës për qytetarin Ilir Demalia.

Bashkangjitur me letrën, po ju dërgoj edhe urdhrin e dekorimit dhe dekoratën. Duke shpresuar se do të fillojë t’i jepet fund kësaj historie të falsifikuar, jo vetëm të këtyre 28 vjetëve të një postdiktature si trashëgimi komuniste, por në përgjithësi edhe historisë së falsifikuar të Shqipërisë duke gënjyer në raportin me të vërtetën për përfitime politike interesash klanore.

Shqipëria jeton në demo(n)kraturë si trashëgimi komuniste që zvarritet, por nuk ka dhënë shpirt në formën e mafias politike. Historia e Shqipërisë duhet rishikuar dhe vlerësuar sipas modeleve që kanë qenë dhe janë me vepra shembuj iluminimi dhe kulture, kontributi me figura të denja politike, morale, kulturore, sportive, shkencore, e kështu me radhë.

Shqipëria është e varfër në këtë drejtim, që nga formimi i shtetit shqiptar, përndryshe nuk do të ishte në këtë gjendje. Shqiptarët kanë rrëzuar komunizmin si butafori monumentesh e bustesh për t’i ngritur në formë butaforike demo(n)kratike, por jo si mentalitet dhe sistem vlerash që udhëheq politikën, kulturën dhe jetën në Shqipërinë postkomuniste nga të gjithë krahët dhe kategoritë shoqërore.

Me nderime, Ilir Demalia

Boston, Massachusetts U.S.A

Tags: Ilir Demaliakerkonkthimin e dekorates

TË LIDHURA

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë favorizon në përhapjen e flakëve

21:29 | 04/10/2025
Next Post
Ndoka ironizon vendimin e Ramës për prefektët e rinj: Plotësojnë vetëm një kriter!

Ndoka ironizon vendimin e Ramës për prefektët e rinj: Plotësojnë vetëm një kriter!

Ekspertët japin alarmin: Kaos udhëtimesh në Evropë, vullkani i madh gati të shpërthejë

Ekspertët japin alarmin: Kaos udhëtimesh në Evropë, vullkani i madh gati të shpërthejë

Kujdes me blerjet online, ja si po i zhvat meksikani shqiptarët!

Kujdes me blerjet online, ja si po i zhvat meksikani shqiptarët!

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com