Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse për opozitën Arbër Çekaj është një peshk i vogël?!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Arbër Çekajn, 8 ditë pas kapjes së kokainës

Nga Mero Baze/Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, ka vendosur heshtjen në kampin opozitar në Shqipëri dhe ka filluar të prodhojë një farë “qesëndie” prej tyre për “peshkun e madh”, edhe pse për javë të tëra, Sali Berisha dhe shtypi afër tij, e ka paraqitur rastin si një skandal të lidhur me qeverinë.

Të vetmit që ndjehen të lehtësuar nga arrestimi, janë Ambasada amerikane dhe Qeveria shqiptare, e cila ka pranuar se arrestimi është bërë në bashkëpunim me agjencitë e zbulimit ndërkombëtar.

Biles Ambasada amerikane, si për ironi, e ka shoqëruar arrestimin dhe me një foto satirike, që e paraqet Çekajn si “peshk i madh”. Por çfarë e bën kaq të bujshëm lajmin e arrestimit të Çekajt?

Arrestimi mund të rindërtojë historinë e kësaj linje trafiku, e cila është kryer dukshëm përmes një skeme, e cila ka përdorur si garant të mos dënimit final, Prokurorinë.

Nga pikëpamja formale juridike, ngarkesa e porositur e bananeve e tipit CIF, ku përgjegjësia deri në portin e  Durrësit është e porositësit, ka qenë skema që ka shpëtuar nga penalizimi të njëjtin biznesmen vite më parë, kur në kontejnerin e tij është gjetur sërish kokainë. Prokuroria e ka lënë të lirë, duke e justifikuar se ai nuk ka faj, pasi ka porositur banane.

Nën këtë skemë të garancisë ligjore, nëse Prokuroria nuk heton më tej dhe nuk gërmon në gjurmët e rrugës së trafikut, ky biznes bëhet plotësisht i suksesshëm pa pasur nevojë të kesh lidhje me shefa policie apo çdokënd tjetër, pasi ke të sigurt shfajësimin formal që ngarkesa nuk është e jotja.

Për këtë arsye, arrestimi i Çekajt dhe hetimi i thelluar ndaj kësaj linje trafiku, mund të prodhojë një pamje të re të rolit që ka luajtur Prokuroria shqiptare si “garante e heshtur” e kësaj skeme trafiku, ku nëse droga kalon pa u kapur është fitore, por nëse kapet, nuk është fundi i botës, pasi nuk ke faj ligjërisht.

Edhe pse kompania ka një precedent të mëparshëm në këtë histori, për më shumë se dy vite ndaj saj nuk është bërë asnjë hetim dhe kapja e drogës është bërë falë skanerit të doganës në Durrës, dhe sinjaleve ndërkombëtare për dyshimet mbi ngarkesën.

Është kjo arsyeja që arrestimi i sotëm në Gjermani ka ngjallur entuziazëm tek Ambasada e SHBA dhe Qeveria në Tiranë, dhe akoma më tepër pritshmëria që në rrjetë ka rënë një “peshk i madh”, që mund ta çojë drejtësinë drejt garantëve të sigurt të këtij trafiku.

Është aq reale kjo pritshmëri, sa ndjehet edhe në “qesëndinë” e opozitarëve, që kanë filluar ta quajnë rastin e Maminasit dhe vetë Çekajn një “peshk i vogël”.

Me sa duket, i arrestuari tjetër në Spanjë me një ton, i ka hutuar. Dhe s’kanë faj, se u duket “sypeshkaqen”. (TemA)

Tags: Arbër Çekajopozitënpeshk...vogël

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Spalletti: Ta kthejmë zhgënjimin në forcë, Juventusi…

Spalletti: Ta kthejmë zhgënjimin në forcë, Juventusi...

Arrestohen shqiptaret nënë e bijë, ja çfarë bënin

Arrestohen shqiptaret nënë e bijë, ja çfarë bënin

Gjendet i mbytur një 34-vjeçar në Vlorë, merrej me zhytje

Makina përplas këmbësoren, gruaja në gjendje të rëndë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com