Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse një grup ish-ushtarakësh francezë po paralajmërojnë “luftë civile” në vend?

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Këto janë 25 ushtritë më të fuqishme në botë për vitin 2019

Franca

“The Local”

Një letër e hapur e nënshkruar nga disa qindra ish-ushtarakë francezë, përfshirë ish gjeneralë, që paralajmëron rrezikun e një“lufte civile” të afërt në Francë dhe “mijëra të vdekur” ka shkaktuar shumë bujë në Francë, dhe tani është objekt i një hetimi që mund të shoqërohet me dënime të mundshme.

Por çfarë e nxiti atë letër?

Revista “Valeurs Actuelles” një botimi i krahut të djathtë, ribotoi një letër të hapur që u postua për herë të parë në internet më datën 14 prill, dhe u nënshkrua nga rreth 1200 ish- ushtarakë dhe ndoshta ushtarakë që janë ende në detyrë, mes tyre edhe 20 gjeneralë në pension, disa prej të cilëve janë mjaft të njohur në qarqe të caktuara politike.

Dokumenti është në fakt një grup udhëzimesh për qeverinë e presidentit Emanuel Makron, mbi veprimet që duhet të ndërmarrë ajo për të “shmangur një luftë civile” në Francë. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në vend, Marin Lë Pen, i hodhi benzinë zjarrit duke botuar një artikull po tek“Valeurs Actuelles”, në të cilin ajo u kërkoi ushtarakëve që të “bashkohen me të në betejën për Francën”.

Por çfarë duan në fakt ushtarakët?

Sipas letrës, qeveria duhet të mbrojë vlerat e civilizimit kundër “hordhive të periferive”, dhe të zbatojë me një vendosmëri më të madhe ligjin.“Islamizimi” i supozuar i Francës është gjithashtu në shënjestër të ish-ushtarakëve, ndërsa vrasja e mësuesit Samuel Paty nga një ekstremist islamik, përdoret si një shembull që tregon “rritjen e dhunës ditë pas dite”.

“Nuk është më koha për t’u vonuar, përndryshe lufta civile nesër do t’i japë fund këtij kaosi në rritje, dhe vdekjet, për të cilat ju do të jeni përgjegjës, do të llogariten në mijëra”-paralajmërohet në këtë letër.

Në shumë vende të botës, periferitë janë pjesët më të pasura të qyteteve ndaj termi “hordhitë e periferive” mund të tingëllojnë si një term i çuditshëm. Por në Francë periferitë(banlieues), janë zakonisht pjesët më të varfra të qyteteve, dhe ato priren të kenë më shumë përzierje racore sesa pjesa e brendshme e qyteteve të mëdha apo të vogla.

Në Francë, ata që u referohen të gjithë banorëve të periferive me terma nënçmues si “hordhi”, në përgjithësi u referohen njerëzve me origjinë të huaj, jo të bardhë dhe ata që janë myslimanë, praktikantë ose jo të kësaj feje. Me pak fjalë, kjo retorikë i përket së djathtës ekstreme.

A janë pjesë e ekstremit të djathtë këta veteranë të ushtrisë?

Sigurisht që është e pamundur të njohësh orientimin politik të të gjithë nënshkruesve të letrës, por e përditshmja “Libération”, ka vërejtur se shumë prej tyre kanë lidhje me partinë Tubimi Kombëtare zonjës Lë Pen,apo me grupe të tjera të ekstremit të djathtë, ose janë angazhuar në fushatat për përhapjen e teorive të konspiracionit dhe atyre raciste.

Sipas gazetës, 3 nga ish gjeneralët kanë garuar në zgjedhjet lokale nën siglën e Tubimi Kombëtar apo grupeve të lidhura me të, ndërsa një tjetër ka bërë fushatë rreth teorisë raciste të komplotit të “Zëvendësimit të Madh”.

Ekziston një lidhje historike midis disa sektorëve të ushtrisë dhe partisë së Le Pen, e cila u themelua nga ish-ushtaraku Zhan-Mari Lë Pen pas luftës së Francës me Algjerinë, e cila përfundoi në vitin 1962 me pavarësimin e kësaj të fundit, por që mbetet ende një temë shumë e diskutueshme në Francë. Tradicionalisht, Tubimi Kombëtar ka një mbështetje të madhe nga pjesëtarët e ushtrisë dhe xhandarmërisë.

Cili ka qenë reagimi i autoriteteve shtetërore?

Ministria franceze e Mbrojtjes po kryen aktualisht një hetim nëse ndonjë nga nënshkruesit po shërben aktualisht në ushtri. Nëse është kështu, ata do të përballen me masa disiplinore.

Ministrja Florens Parli, tha se ky është një politizim “i papërgjegjshëm” i ushtrisë, ndërsa Ministrja e Industrisë Anjez Panie-Runashe “dënoi pa asnjë rezervë këtë grup gjeneralësh që bëjnë thirrje për një kryengritje”.

Marin Lë Pen thotë se e “e kupton dhe bashkohet me shqetësimin” e nënshkruesve të letrës, dhe i fton ata të bashkojnë forcat me partinë e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.“Bashkoni forcat me ne për të marrë pjesë në betejën që po fillon, një betejë që natyrisht do të jetë politike dhe paqësore, por që është mbi të gjitha një betejë për Francën”- u shpreh Lë Pen.

Të martën, ajo deklaroi për “France Info”, se ndërsa ishte dakord me analizën e tyre për një vend të prekur nga “zona ku sundon paligjshmëria, krimi, urrejtja ndaj vetes dhe refuzimi ndaj patriotizmit nga ana e liderëve tanë”, Lë Pen theksoi se “këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga politika”.

A janë këto pikëpamje përfaqësuese të elektoratit francez?

Zgjedhjet janë ende një vit larg, dhe shumë nga partitë e mëdha nuk kanë zgjedhur ende kandidatët e tyre zyrtarë. Prandaj,është e vështirë të parashikohet se cilat çështje do të jenë më të rëndësishmet kur njerëzit t’u drejtohen kutive të votimit në pranverën e vitit 2022. Gjithsesi, sondazhet aktuale sugjerojnë që ky nuk është shqetësimi kryesor për shumicën e njerëzve.

Një sondazh i botuar në “Gazetën Journal du Dimanche”më 25 prill, tregoi se shqetësimi nr.1 për votuesit ishte shëndeti (85 për qind) i ndjekur nga pandemia (80 për qind). Shumë më poshtë pas krizës shëndetësore, renditeshin arsimi (72 për qind), siguria dhe lufta kundër terrorizmit (72 për qind), krimi (70 për qind), papunësia (68 për qind), varfëria (62 për qind) dhe standardi i jetesës ( 61 për qind).Sipas të njëjtit sondazh, 54 për qind e francezëve janë pro legalizimit të kanabisit.

burimi: https://www.thelocal.fr/20210427/five-minutes-to-understand-why-a-group-of-french-military-veterans-are-warning-of-civil-war

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Francelufte civileushtarake

TË LIDHURA

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?
Analizë

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën
Bota

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
Next Post
Pse Marshalli turbullon ujërat dhe ëndërron përçarjen e Opozitës?

Nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, sot të gjithë në fushatë kundër Lulit…

Investim prej 88.000$, qyteti shqiptar ku do vihen 100 kamera sigurie

Mirëseerdhët në kohën e patronazhistëve

Fjalët e para të Fatmir Xhafajt pas marrjes së mandatit nga vendi 23 në listë

Fjalët e para të Fatmir Xhafajt pas marrjes së mandatit nga vendi 23 në listë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com