Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse kanë degraduar analistët dhe kujt i përkasin gjuhëprishurit?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse kanë degraduar analistët dhe kujt i përkasin gjuhëprishurit?

Java që kaloi shënoi edhe nivelin më të ulët dhe skandalin më shqeto të gjuhës vulgare dhe dhunës verbale që analistët kanë lëshuar në panelet televizive.

“Duelet” ndërmjet Alfred Lelës dhe Shpëtim Nazarkos në Top Show-un e Dudushit, apo përplasja e Muç Nanos me Gazmend Bardhin e PD-së në Opinion, shënuan “derdhjen” e gotës tashmë të mbushur ta fenomenit “kazan” që aq shumë i ngjiti Edi Ramës.

Po pse ka degraduar opinion publik në një nivel kaq të ulët? Si ka mundësi që prej vitesh është vënë re kjo gjë dhe askush nuk bën përpjekje për ta latuar?

Është shumë e thjeshtë përgjigja: analistët në panele nuk shkojnë si përfaqësues real të opinionit publik, por si të deleguar nga zyrat e partive.

Tashmë të gjithë e dinë se kujt i përket kush, megjithëse ka ende analistë që mundohen të japin prova balance, edhe pse në raste të caktuara shfaqin mendime që i vijnë për shtat njërës apo tjetrës forcë politike. Në këtë pikë, Skënder Minxhozi bën diferencën dhe mbetet unik.

Po ç’ndodh realisht? Si funksionojnë emisionet e debatit, kush i paguan dhe kush i zgjedh të ftuarit? Të vijmë tek kjo e fundit.

Kryeredaktorët e emisioneve, për të gjetur njerëz që të përfaqësojnë palët politike konsultohen me dy zyrat respektive të propagandës në PD dhe PS.

Të djathtët i zgjedh Edi Lesi, kreu i komunikimit i Lulzim Bashës, kurse të majtët Endri Fuga, shefi i komunikimit i Edi Ramës.

Nuk duhet harruar edhe LSI-ja, e cila dërgon gjithashtu analistët që e përfaqësojnë. Por kjo e fundit ka zgjedhur një rrugë më të shkurtër dhe më direkte: ka blerë hapësirën televizive.

Për shembull: emisionet e Artur Zhejit në OraNews dhe Ylli Rakipit në Top Channel përfaqësojnë interesat më pranë LSI-së së Monika Kryemadhit.

Degdisja e medias në një derexhe ku nuk ka matje shikueshmërie për të parë impaktin mbi opinionin publik, ka sjellë që të mos ketë përfaqësues të lexuesve apo shikuesve. Në të shkuarën, në panele përfaqësoheshin ata komentatorë që ishin më të lexuarit në median e shkruar, apo që kishin më shumë shikues në median audiovizive.

Kështu ndodh edhe në botë: editorialisti më i mirë jep edhe verisionin e tij të realitetit nëpër talk show-ut më të kuotuar. Kurse te ne ky kriter ka vdekur me kohë.

Fatos Lubonja ka qenë një opinionist që thyente rrjetin nëpër gazetat ku shkruante. Por sot, e përditshmja ku shkruan Lubonja nuk shtyp as 8 mijë kopje në të gjithë vendin. Dhe kemi ardhur tek delegimi, apo përdorja e analistëve për efekt të partive politike.

Po si janë ndarë analistët në panele?

Alfred Lela shkon si i ftuar pasi përfaqëson Lulzim Bashën, të cilin dhe e mbron fort. Madje Lela është kritikuar edhe nga qarqe të djathta pikërisht se mbron pa kushte kryetarin e PD-së.

Shpëtim Nazarko është i qartë në qëndrimin e tij pro Edi Ramës dhe këtë natyrisht e thotë hapur. Edhe pse përfaqëson një gazetar e botues me përvojë, ai njihet për miqësinë me kryeministrin.

Armand Shkullaku është një analist tashmë i atashuar politikisht pro Partisë Demokratike dhe këtë e bën hapur.

Kulmi ishte në Opinion-in e së enjtes së shkuar kur në vend që të mbronte kolegun e tij Mustafa Nano, të cilit ish-ministri i PD-së e akuzoi se ka vilë ne Lalëz, e ftoi që të mos sulmonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

Andi Bejtja njihet si analist që është më shumë pranë LSI-së dhe kritika e tij ndaj Ramës vjen në konturet e një analize të kanalizuar.

Lorenc Vangjeli për 4 vjet mbrojti Ilir Metën ngaqë ishte këshilltar i tij, por tani ka kaluar hapur pro qeverisë dhe këtë e bën fare hapur, madje edhe duke u përplasur me kolegët përballë.  Javën që u mbyll, u përplas me fjalë të rënda me gazetaren e kronikës së zezë Klodiana Lala, e cila është profiluar në panele si mbrojtëse e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pra gazetarët po përdoren si “forcë e gatshme”, si mercenarë në kuptimin e plotë të fjalës që në mbrëmje të lëshojnë batare pa fund për të karikuar opinionin publik.

Në vend që ta sqarojnë, ata e polarizojnë; në vend që të edukojnë, ata e prishin më keq. Ndërkohë kur është puna për të paraprirë zhvillimet, analistët janë të fundit që dinë një zhvillim apo ta nuhasin atë.

Shembull? Marrëveshja e vjetshme e 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Askush nuk e parashikoi nga panelistët e famshëm. (tesheshi)

Tags: analistetDegraduarGjuhagjuhëprishurpanelepërkasin

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Televizioni rus RT në telashe, Britania hap hetime të reja

Televizioni rus RT në telashe, Britania hap hetime të reja

Lë jashtë dy yje, Lopetegui: Para pritshmërisë së një futbollisti janë…

Lë jashtë dy yje, Lopetegui: Para pritshmërisë së një futbollisti janë...

‘Sulltani’ i Turqisë ‘u pret kokat’ 104 gylenistëve

‘Sulltani’ i Turqisë ‘u pret kokat’ 104 gylenistëve







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Bisedimet me Rusinë zhvillohen këtë javë, pavarësisht tensioneve në Iran
Bota

Zelensky: Bisedimet me Rusinë zhvillohen këtë javë, pavarësisht tensioneve në Iran

by mirseda
17:22 | 02/03/2026
0

Një raund i ri bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Ukrainës dhe Rusisë, të planifikuara për...

Netanyahu: Irani rrezik për njerëzimin nëse siguron armë bërthamore

Netanyahu: Irani rrezik për njerëzimin nëse siguron armë bërthamore

17:09 | 02/03/2026
Trump paralajmëron: “Vala më e madhe ndaj Iranit ende s’ka ardhur.”

Trump paralajmëron: “Vala më e madhe ndaj Iranit ende s’ka ardhur.”

16:59 | 02/03/2026
G Bani pjesë e Ferma VIP? Vetëm me një kusht!

G Bani pjesë e Ferma VIP? Vetëm me një kusht!

16:49 | 02/03/2026
Tensione për imunitetin e Ballukut, Kuvendi mblidhet pas një ore

Tensione për imunitetin e Ballukut, Kuvendi mblidhet pas një ore

16:41 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com