Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Islamofobia po e dëmton Evropën

4 vjet ago
in Bota
Pse Islamofobia po e dëmton Evropën

burimi: https://gulfnews.com/opinion/op-eds/why-islamophobia-is-hurting-europe-1.78587116

Përshtatur për Tirana Today

Nga Ashok Swain “Gulf News”

Evropa, që pretendon dhe synon të jetë busulla morale për pjesën tjetër të botës në lidhje me të drejtat e pakicave, tolerancën dhe gjithë-përfshirjen, nuk arrin që ta fshehë më fanatizmin e saj të errët të islamofobisë. Ndjenjat anti-myslimane kanë qenë në rritje në kontinent, prej të paktën 2 dekadat e fundit.

Ato nuk janë të kufizuara vetëm në vendet ish-komuniste në Lindje, dhe nuk vërehen vetëm tek partitë politike të ekstremit të djathtë apo udhëheqësit populistë. Mjerisht, islamofobia është bërë e zakonshme dhe madje në disa raste është institucionalizuar.

Partitë politike kryesore kanë bërë deklarata islamofobe, dhe kanë promovuar politika dhe ligje në emër të shekullarizmit dhe lirisë së fjalës. Bashkimi Evropian i ka forcuar kufijtë e vet, sidomos me Ballkanin, duke vënë në zbatim praktika kufitare që e lidhin krimin dhe terrorizmin me popullatën myslimane.

Paragjykimi kundër Islamit po shtohet në shumë pjesë të Evropës. Statistikat nga e gjithë Evropa tregojnë se sulmet kundër xhamive dhe myslimanëve po ndodhin rregullisht, dhe kjo po ndodh kudo. Në Mbretërinë e Bashkuar, myslimanët kanë 12 herë më shumë gjasa të bëhen viktima të krimeve të urrejtjes sesa të krishterët.

Krimet në rritje të urrejtjes kundër myslimanëve në vende si Belgjika, përfshijnë aktet vandale ndaj xhamive, dhe pikturimin e simbolit nazist të svastikës mbi makinat e myslimanëve. Islamofobia po zë pjesën më të madhe të hapësirës në mediat sociale.

Teoritë e konspiracionit në lidhje me të ashtuquajturin Islamizim të Evropës, po gatuhen dhe shpërndahen përditë nëpërmjet internetit. Ngacmimet dhe sulmet në internet janë bërë shumë të zakonshme, dhe ku në shënjestër janë kryesisht gratë myslimane.

Në Francë, një e pesta e të gjitha incidenteve islamofobe të raportuara, janë kërcënime që ndodhin në internet. Islamofobia në internet në Evropë, nuk kryhet vetëm nga persona të panjohur apo grupimet e ekstremit të djathtë. Në këtë fushatë sulmesh janë të angazhuar edhe anëtarët e partive politike tradicional, organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe disa media.

E ashtuquajtura krizë e refugjatëve nga Lindja e Mesme, dhe frika e ekzagjeruar e terrorizmit islamik, ka bërë që drejtuesit e ekstremit të djathtë të jenë lojtarët kryesorë të skenës politike në shumicën e vendeve evropiane. Tubimi Kombëtar në Francë, UKIP në Britaninë e Madhe, Vox në Spanjës, Partia e Lirisë në Austrisë dhe Demokratët Sudezë në Suedi, janë disa nga forcat politike anti-islamike që po fitojnë një mbështetje gjithnjë e më të madhe.

Grupi politik anti-mysliman i ekstremit të djathtë ka 73 deputetë në Parlamentin Evropian, thuajse aq sa të Gjelbrit. Pas zgjedhjeve të vitit 2019ata kanë10 për qind të eurodeputetëve, krahasuar me vetëm 5 për qind në legjislaturën 2014-2019.

Një muaj më parë, Sekretari i Përgjithshëm iOKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se urrejtja dhe diskriminimi ndaj myslimanëve kanë arritur përmasa epidemike, pasi dikush që mund të veshë një copë pëlhurë në kokë, ndëshkohet me gjobë. Që nga viti 2010, Franca ka ndaluar mbajtjen e burkës.

Përveç Francës, disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Norvegjinë dhe Spanjën, kanë vendosur ndalimin e plotë ose të pjesshëm të burkave. Më prill 8 prill të këtij viti, Senati në Francë ka miratuar një projektligj ‘anti-separatizëm’ që duhet të ratifikohet nga Asambleja Kombëtare për të hyrë në fuqi.

Ai i ndalon vajzat nën 18 vjeç të mbajnë hixhab në mjedise publike. Ekziston ndërkohë edhe një ndryshim tjetër, që synon ndalimin e rrobave të banjës që mbulojnë trupin, të njohura si burkini. Për më tepër, justifikimi nga udhëheqja politike i provokimeve të përsëritura që bëhen duke shfaqur karikaturat e Profetit në emër të fjalës së lirë, ka nxitur ndjenjën e margjinalizimit të mëtejshëm tek 5.7 milion myslimanët që jetojnë në atë vend.

Në Gjermani, disa universitete kanë mbyllur dhomat e lutjeve që përdoreshin nga studentët myslimanë, me justifikimin e frikës së mos këto hapësira përdoren për radikalizim. Në Spanjë, disa mësues në shkolla thuhet se po konsiderojnë miratimin e një rregulloreje, që e sheh rritjen e mjekrës si një shenjë të radikalizimit.

Zvicra ka ndaluar minaret në xhami që nga viti 2009, dhe në marsin e këtij viti, vendi votoi pro ndalimit të burkës. Islamofobia e promovuar nga shteti, e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë integrimin ekonomik dhe shoqëror të myslimanëve që jetojnë në Evropë.

Sikurse e zbulon studimi i Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) në vitin 2018, myslimanët në të gjithë Evropën po përjetonin diskriminim në strehim dhe punësim, pikërisht për shkak të fesë së tyre. Islamofobia i ka goditur fort myslimanët duke inkurajuar përjashtimin dhe diskriminimin e tyre, gjë që ka rrezikuar dhe rrezikon bashkëjetesën harmonike, dhe ka çuar në radikalizimin e një pjese të të rinjve.

Fanatizmi anti-mysliman, ka de-legjitimuar gjithashtu sistemin aktual politik, dhe ka krijuar mosbesim ndaj elitave politike tradicionale në Evropë. Rritja e islamofobisë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e populizmit, euroskeptizmit dhe politikës së anti-politikës në kontinentin evropian.

Madje, sukseset elektorale të partive politike të ekstremit të djathtë, i kanë detyruar shumë parti të establishmentit që të miratojnë retorikën e tyre. Polarizimi përbën kësisoj një kërcënim të madh për politikën tradicionale në Evropë, dhe bashkë me të edhe të konsensusit të vendosur mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, shoqërinë e hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Rritja e shpejtë e fanatizmit anti-mysliman, ka risjellë tendencat etno-nacionaliste që ekzistonin në shumë vende në periudhën para Luftës së Dytë Botërore, gjë që e ka dëmtuar pozitën globale të Evropës. Myslimanët përbëjnë5 për qindtë popullsisë së Evropës, një pakicë shumë e vogël.

Edhe në Francë, ku disa udhëheqës politik po adoptojnë qasjet politike islamofobike, myslimanët përbëjë vetëm 8.8 për qind të popullsisë. Kur një kontinent, me historinë e tij të fundit koloniale dhe me numrin e popullsisë në rënie, nuk arrin të pranojë dhe të sigurojë një hapësirë ​​të sigurt për një pakicë kaq të vogël, e cila nuk përbën as ndonjë kërcënim politik dhe territorial, nuk ka të drejtën morale të predikojë vlerat e shekullarizimit, dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në pjesën tjetër të botës.

Shënim:Ashok Swain, është profesor i hulumtimit të paqes dhe konflikteve në Universitetin e Upsalas, Suedi.

Tags: Ashok Swaingulf newsislamofobi

TË LIDHURA

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë
Aktualitet

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

22:37 | 14/05/2025
Deputeti vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla
Bota

Deputeti vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla

22:28 | 14/05/2025
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Bota

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

15:20 | 14/05/2025
Next Post
Profil / ‘El Loco’ Marselo Bielsa: Njeriu-futboll që revolucionarizoi futbollin

Profil / 'El Loco' Marselo Bielsa: Njeriu-futboll që revolucionarizoi futbollin

Raporti: Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në BE

Ja si po zhvillohet lufta e spiunëve rusë në Evropë

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Përgjimi i Lames/ Meta: Pres nga Drejtësia të nisë menjëherë hetimet

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025




TË FUNDIT

‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi
Aktualitet

‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi

by mirseda
22:52 | 14/05/2025
0

Enkelejd Alibeaj komentoi rezultatet e zgjedhjeve për partitë e vogla. “Partitë e reja mund të ishin bërë...

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

22:37 | 14/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Deputeti vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla

Deputeti vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla

22:28 | 14/05/2025
Zbulohet arsyeja pas largimit të Albës dhe Lim Hotit nga “Ferma VIP”

Zbulohet arsyeja pas largimit të Albës dhe Lim Hotit nga “Ferma VIP”

21:50 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com