Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej paqja”? Rama ‘qorton’ Europën për lufën në Ukrainë

9 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej paqja”? Rama ‘qorton’ Europën për lufën në Ukrainë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kryeministri i vendit Edi Rama komentoi mbi luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës në ndërtimin e paqes dhe forcimin e mbrojtjes së saj.

Rama theksoi se mbështet plotësisht idenë që Europa duhet të investojë më shumë në kapacitetet e veta të vetëmbrojtjes, por paralelisht i bëri thirrje BE-së që të mos harrojë misionin e saj për paqe të qëndrueshme. “Pse duhej pritur Donald Trump të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen?”, pyeti Rama, duke kritikuar mungesën e përpjekjeve të mjaftueshme diplomatike nga ana e Europës.

Ai nënvizoi se Bashkimi Europian lindi nga një ëndërr e përbashkët paqeje që bëri të mundur që armiqtë e dikurshëm të bëheshin aleatë, dhe ky shpirt nuk duhet humbur. “Nëse e humbasim atë, atëherë humbasim diçka që i bën territoret tona më pak me vlerë për t’u mbrojtur,” tha Rama.

“Mbështes plotësisht idenë që Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen e saj, kur vjen fjala për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes, kjo është afërmendsh. Por nga ana tjetër unë besoj se kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë patur zili dhe mes tyre është aftësia për të parashikuar paqe të përhershme, për ta projektuar atë dhe kapaciteti për të shtyrë në kërkim të paqes edhe të pamundur. Vetë BE është produkt praktikisht i një ëndrre fëmije të cilën ndoshta askush nuk do ta besonte por ja që ndodhi. Armiqtë për vdekje u bënë aleatë strategjikë. Ndaj besoj që po, na duhet t’i bëjmë të gjitha ato për të cilat ëështë folur për mbrojtjen por të mos harrojmë që na duhet edhe një shpirt që të mbrojmë jo vetëm territorin, por edhe një të ardhme që duhet ta ndërtojmë. Kjo nënkupton që duhet të punojmë në të dyja drejtimet. Natyrisht ka edhe një pikëpyetje, një pyetje që duhet ta bëjmë… Pse duhej pritur Donald Trump të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen? Sepse ne ishim shumë të përkushtuar dhe të apasionuar pas një kauze të drejtë e të duhur, por humbëm ca terren kur vjen fjala për diplomacinë. Për këtë ishte fjala ime, ishte për Europën ideale që nuk duhet ta humbasim nga sytë, se nëse e humbim nga sytë atëhere humbasim diçka që i bën territoret tona më pak me vlerë për t’u mbrojtur. Këtu është mendimi im, por nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Dhe siç e tha Mette, jemi shumë socialistë. Ndoshta nuk jemi socialistët më të mirë duke qenë se fitojmë zgjedhjet shumë, por ky është këndvështrimi im…”, tha ai.

Mette Frederiksen : Unë nuk jam socialiste…

Edi Rama : Nuk jemi socialiste?

Mette Frederiksen: Jam socialdemokrate…

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Real Madrid godet sërish në merkato, siguron yllin e Premier League

Real Madrid godet sërish në merkato, siguron yllin e Premier League

Kryeministri Rama dhe presidenti Macron vizitojnë Piramidën

Kryeministri Rama dhe presidenti Macron vizitojnë Piramidën

Vizita e liderëve europianë “ngrin” qarkullimin në Unazën e Madhe

Vizita e liderëve europianë “ngrin” qarkullimin në Unazën e Madhe







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com