Drejtuesi politik i PS në Qarkun Berat , Ervin Demo, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ka deklaruar se Ervin Ceca do të jetë kandidati i përzgjedhur për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Beratit.
“Kandidati për Bashkinë Berat do të jetë Ervin Ceca . Ka punuar për bankat e nivelit të dytë dhe është një familje e vjetër beratase. Do të punojmë për të mirën e vendit”, u shpreh ai















