Pas Komisionit të Ligjeve dhe Ekonomisë, sot ishte radha e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë që miratoi projektligjin për kultivimin e kanabisit.
Me një shpejtësi të madhe, mes vapës, debatit për dosjen e inceneratorëve dhe debateve politike, socialistët po nxitojnë për ta miratuar ditën e enjte në seancën plenare këtë projektligj që legalizon kanabisin për arsye mjekësore.
Debatet te Shëndetësia nuk munguan. Qëndrimi i opozitës ishte i qartë kundër, shumica e mbrojti duke e kaluar.