Deputetët e opozitës në Komisionin hetimor parlamentar për Shëndetësinë kanë dhënë një deklaratë për media sot në mesditë, pasi deputetët e mazhorancës nuk denjuan të paraqiten në këtë komision.
Kryetarja e komisionit, deputetja e PD Albana Vokshi tha se mazhoranca vazhdon të sillet si një organizatë e strukturuar kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe ndihmohet nga Lindita Nikolla.
Shkelin me të dyja këmbët, në mënyrë flagrante, Kushtetutën, shkelin rregulloren e Kuvendit. Nuk mjaftohen me kaq. Shkelin edhe ligjet antikushtetuese që i kanë miratuar vetë në mënyrë të njëanshme.