Një marshim i madh pritet të mbahet për minoritarin Konstandinos Kacifas. Agimi i Artë ka lajmëruar se marshimi do të nisë nga varri i Spiros Spiromilos deri te Parlamenti. Marshimi për Konstandin Kacifën pritet të mbahet sot rreth orës 16:30.
Kacifas u vra nga forcat RENEA me 28 tetor, në Bularat, pasi ai nuk iu bind urdhrit të tyre për t’u dorëzuar. Ndërsa, kujtojmë se gjatë gjithë këtyre ditëve mediat grek dhe nacionalistët e vendit fshinj po sulmojnë e provokojnë Shqipërinë.
Edhe në këtë rast nisja e marshimit nga varri i Spiro Spiromilos, është një tjetër provokim.
Për koincidencë sot data është 5 nëntor. Ndërsa me datë 5 nëntor të vitit 1912, sipas grekëve, Spiro Spiromilos kishte zbritur në Himarë me një ushtri. Sipas grekëve, me këtë datë ai e shpalli Himarën të çliruar nga turqit dhe të bashkuar me Greqinë.
Dhe jo rastësisht Agimi i Artë do ta nisë marshimin nga varri i Spiro Spiromilos. Edhe pse nga ana tjetër nuk ka pasur një ceremoni publike për pushtimin dhe aneksimin e Himarës nga Spiro Spiromilos në 5 nëntor të vitit 1912. Një gjë e tillë do të përbënte një skandal kombëtar, i cili do të minonte përfundimisht marrëdhëniet mes dy vendeve. Por nacionalistë greke vijojnë dhe sulmojnë nëpër pikat delikate që nxisin tensione.
Më 5 nëntor të vitit 1912, majori Spiro Spiromilos hyri në Himarë me 2 mijë himarjotë dhe 500 grekë nga Kreta, ku shpalli çlirimin e Himarës dhe bashkimin e saj me Greqinë. Ndërkaq, Protokolli i Korfuzit legalizoi autonominë e Himarës nën juridiksionin shqiptar, shpallur më 17 maj 1914./TIRANA TODAY/