Pas protestave në Athinë, 19 persona janë vënë në pranga. Kryeqyteti i Greqisë ka qenë në shtetrrethim. Arrestimi i 19 shtetasve grekë është bërë për shkak të episodeve të dhunshme që zgjatën për 6 orë.
Episodet filluan menjëherë pas demonstratës paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit, kundër diktaturës greke të Juntas (Hunta).
Luftë me molotov, lëndë kimike e sulme me gurë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës, mes policisë greke dhe antiqeveritarëve e grupeve të tjera ekstremiste. Nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.