Protesta e sotme mbarëshqiptare që u organizua në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së bëri bashkë përfaqësues të opozitës së Kosovës, PDK e LDK, por nuk arriti të bashkojë në një qëllim Vetëvendosjen dhe Tiranën zyrtare.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku; kryetari i sapozgjedhur i komunës së Prishtinës, Përparim Rama (LDK); deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu; dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i sapozgjedhur i komunës së Drenasit, ishin të pranishëm në tubimin madhështor. Nuk munguan as politikanë të majtë e të djathtë, duke përfshirë deputetin Bujar Leskaj, i cili “thyen” urdhrin e bojkotit.
Ndërsa deputetët socialistë u shprehën se do të jenë të pranishëm në protestën për UÇK jo si politikanë, por si qytetarë.
Nga ana e mazhorancës, mes liderve kosovarë u shfaq dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore, Ogerta Manastirliu, ish-deputeti Denis Deliu dhe kryetari i bashkisë së Lezhë Pjerin Ndreu.
Në seancën e së enjtes, Kuvendi u përfshi në debate e akuza mes deputetëve të PD dhe PS për kërkesën e PD për mocion me debat mbi njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhet të kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb.
Berisha akuzoi Ramën se protesta e së premtes në Tiranës për UÇK ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës, ndërsa Rama deklaroi se , duke u përfshirë në një sulm akuzash mes tyre, ku Berisha sulmoi Ramën duke thënë se ka planifikuar të mbajë fjalim në protestën e së premtes, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në protestën për UÇK pasi nuk dëshiron ta politizojë.
Berisha theksoi se ndaj gjenocidit serb duhet reaguar me unitet kombëtar, ndërsa akuzoi PS se po shkel mbi këtë gjenocid, pasi sipas tij, Rama “është një shërbëtor i Vuçiç”.