Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.
Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt.
“Jemi mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë në mënyrë që t’i trajtojnë të gjithë kërkesat tona, për fermerët e vendit të cilët duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet”, tha njëri nga fermerët.
Fermerët në protestë po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.













