Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit iu përgjigj dhe njëherë akuzave të Gazment Bardhit se ishte pronar i dy kateve në një kullë.
Basha teksa ka mohuar akuzat, e cilësoi Bardhin avokat të Berishës, ndërsa thejsoi se familja e tij ka të deklaruar çdo cent.
“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.”, tha ai