Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre drejtorët e Bashkisë Fier, zbardhen akuzat

4 muaj ago
in Aktualitet
Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre drejtorët e Bashkisë Fier, zbardhen akuzat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Shtetasja A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, akuzohet se nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të konsiderueshme. Hetimet tregojnë gjithashtu se A.H. ka ushtruar ndikim të paligjshëm mbi drejtoritë në varësi, duke realizuar faturime fiktive të subjekteve dhe duke i taksuar ato në vlera më të ulëta.

Gjithashtu, A.H. ka influencuar Drejtoresha e Taksave në Bashkinë Fier, A.C., për të kryer përllogaritje të parregullta të taksave për subjektin “R…” shpk, duke lëshuar vërtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, ndonëse kishte tatime të papaguara në vlera të konsiderueshme.

Shtetasja A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, akuzohet se ka lëshuar dhe konceptuar fatura tatimore mbi vlerën reale për disa subjekte. Pasi subjekteve u janë njoftuar faturat, ato janë ndryshuar pas ankesave, ndonjëherë edhe duke u ulur më shumë se sa parashikonte vendimi i Këshillit Bashkiak. A.C. ka realizuar gjithashtu faturime fiktive dhe nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkaq, shtetasi V.Ç., Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, akuzohet se ka dhënë urdhër për të kryer kontroll në një subjekt tregtar pa autorizim nga DPT. Pas kryerjes së kontrollit, ai nuk ka ndjekur procedurat ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër.

Në përfundim, Prokuroria e Fierit ka dërguar çështjen në gjyq, duke i akuzuar:

A.H. për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
A.C. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
V.Ç. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Prokuroria thekson se çdo person prezumohet i pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe riafirmon angazhimin e saj për të vënë para përgjegjësisë ligjore çdo punonjës shtetëror ose në shërbim publik që kryen veprime penale kundër veprimtarisë shtetërore.

TË LIDHURA

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Next Post
“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”,Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes

“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”,Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes

E dënuar për përfitim 1 mln eurosh, Apeli heq arrestin për biznesmenen e njohur

E dënuar për përfitim 1 mln eurosh, Apeli heq arrestin për biznesmenen e njohur

“Balluku”, anëtarët e PD kërkojnë mbledhje të Këshillit të Imunitetit të premten

"Balluku", anëtarët e PD kërkojnë mbledhje të Këshillit të Imunitetit të premten







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit
Sport

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

by mirseda
21:36 | 15/04/2026
0

Bayern 1-2 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël....

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com