Parlamenti ka kaluar projektligjin për Barazinë Gjinore në votim.
Kjo kërkesë ka ardhur pasi PS kërkoi distancim nga debati, sipas deklaratave të kreut të grupit Taulant Balla.
Projektligji miratohet me 77 vota pro dhe 36 kundër.
Opozita kërkoi tërheqjen e ligjit duke e konsideruar atë me pasoja për shoqërinë dhe familjen shqiptare.
Kundërshtimet e opozitës në Kuvend dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare e shoqërisë civile u fokusuan tek terminologjia për identitetin gjinor, me pretendimet se përkufizimet e nismës binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë sipas tyre, njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+.
Socialistët e mbrojtën nismën si harmonizim me legjislacionin europian dhe tentuan të kënaqin kundërshtimet me ndryshime të terminologjisë, të cilat u prezantuan fillimisht në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme















