Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PROFIL/ David McAllister, “princi i kurorës” së Merkel

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria
PROFIL/ David McAllister, “princi i kurorës” së Merkel

German Chancellor Angela Merkel (R) speaks with Lower Saxony's State Premier David McAllister as they attend a session at the Bundestag (lower house of parliament) on February 27, 2012 in Berlin. German lawmakers are set to approve a Greek rescue package despite signs the public's patience over bailing out Greece is running out. The parliament motion is expected to pass easily as the two main opposition parties, the Social Democratic Party (SPD) and Greens, have said they will vote in favour, as they did in two previous eurozone votes. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

Burri me kostum elegant përshëndeti turmën që thërriste “Mac” dhe ndau një buzëqeshje enigmatike me kancelaren Angela Merkel, në konferencën e CDU-së, duke lënë të kuptohej qartë se ai ishte vizioni i së ardhmes për gjermanët. David McAllister është “princi i kurorës” së Merkel, shkruajnë gazetat angleze (The Guardian, The Telegraph), për të cilat politikani 46-vjeçar gjerman ka një tërheqje të veçantë për shkak të origjinës së tij.

McAllister mbërrin në Tiranë, sot në mbrëmje, me një mision të vështirë: të zgjidhë situatën konfliktuale mes forcave kryesore politike. Pas disa takimeve në Bruksel, me ish-ministren e Integrimit, deputeten e PD-së Majlinda Bregu, besohet se i dërguari i Merkelit dhe i PPE-së vjen me një platformë konkrete për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Synimi është që të nxirret PD-ja nga çadra dhe të kthehet në Kuvend e në zgjedhje. I kujdesshëm dhe fitimtar në çdo lëvizje që ka bërë në karrierën e tij, shpresat janë që negociatat e tij të dalin me sukses.

Anglezi i vogël i Berlinit

David është i biri i një kapiteni të ushtrisë britanike në kohën e luftës dhe i një mësueseje gjermane. Ai është i pari shtetas gjermano-britanik, pretendent për detyrën më të lartë publike në Gjermani. I njohur me pseudonimin “Mac” – mbiemri i tij skocez ende nuk shqiptohet siç duhet nga gjermanët – kjo se ndalon të jetë një nga politikanët e preferuar dhe të shihet si pasardhësi i sigurt i Merkel në Bashkimin Kristian-Demokrat (CDU), ku është anëtarësuar që kur ishte djalë i ri.

Fëmijëria e tij mund të përshkruhet me togfjalëshin “anglezi i vogël”. “Kam pasur një edukim britanik në mes të Berlinit Perëndimor, kemi pasur autobusë britanikë, vishnim uniformë në shkollë dhe flisnim anglisht në shtëpi. Babai im sillte gazetat angleze në shtëpi dhe dëgjonimin radion e forcave britanike”- tregon ai. McAllister e përshkruan “kthimin në gjerman” në moshën 8 vjeç, kur prindërit vendosën të qëndronin në Gjermani dhe ai u fut në një shkollë gjermane. Më vonë kreu shërbimin ushtarak në ushtrinë gjermane, por vijon të mbajë të dyja pasaportat, gjermane dhe britanike. Ai pranon se britanizmi i tij ka mbetur një pjesë e rëndësishme e identitetit të vet, veçanërisht humori, “një dozë, e cila do të ishte e mirë për politikën gjermane”.

Ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij të CDU-së, ai qëndron në kontakt me konservatorët britanikë. Sikurse, dikush që ka një sy në të dyja sistemet, ai e di se “dallimet ideologjike midis partive, më të fuqishmet në Europë, janë të mëdha”.

Nga politika gjermane në atë europiane

Me profesion avokat, McAllister ka pasur një karrierë të shkëlqyer në politikën gjermane para se të vendoste të kandidonte për Parlamentin Europian. Në vitin 2016, ai tha se e shikonte të ardhmen e tij në politikën europiane dhe, vetëm një vit më pas, u emërua kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, në shkurt 2017.

McAllister vazhdon të jetë një zë me rëndësi në CDU, ku mban postin e zv/kryetarit dhe gjithashtu është nënkryetar i Partive Popullore Europiane, në të cilën bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë. 

Para se të niste udhëtimin në PE, ai ka qenë kryeministër i shtetit të Saksonisë së Ulët, 2010-2013, ku pasoi Christian Wulff, i cili u zgjiodh president i Gjermanisë.

Negociatori i caktuar nga PPE për të zgjidhur ngërçin shqiptar nuk është një europarlamentar i thjeshtë që vjen në Tiranë për të dështuar. McAllister është një nga zërat më të fortë në institucionet e BE-së dhe emri i tij shihet si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Ballkani, si vokacion kryesor

Ka vetëm dy muaj që ka marrë detyrën si kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, por politikani gjerman McAllister e ka të qartë se ku qëndron “thembra e Akilit” për Europën: është Ballkani dhe ndikimi rus në këtë rajon të nxehtë që ka mbetur akoma jashtë dyerve të BE-së.

“Ballkani është një rajon me rrezikshmëri të lartë, ku në një kohë të shkurtër një veprim i papërgjegjshëm mund të rindezë konfliktet që besonim se i kishim tejkaluar” – shkruan ai në një artikull të botuar pak javë më parë tek “Die Welt”.

Po Shqipëria? Për të Shqipëria e ka problemin brenda vetes dhe nëse ndërton shtetin ligjor, ajo është shumë afër hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Sipas Komisionit Europian, parlamentit dhe qeverive, ky vend është në rrugën e duhur. Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë mund të hapen brenda 12 muajve të ardhshëm, më së voni në fillim të vitit 2018”- shkruante ai./ tesheshi.com

 

TË LIDHURA

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë
Aktualitet

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja
Aktualitet

Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

19:58 | 17/07/2025
Aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë
Aktualitet

Aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

19:26 | 17/07/2025
Next Post
Tony Blair, këshilltari i kryeministrit Rama, mendon të rikthehet në politikë

Tony Blair, këshilltari i kryeministrit Rama, mendon të rikthehet në politikë

Shtetet me ushtritë më të fuqishme në botë

Shtetet me ushtritë më të fuqishme në botë

Ekonomia gjermane shton vrull, PBB rritet me 1.9%

Ekonomia gjermane shton vrull, PBB rritet me 1.9%

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”
Showbizz

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

by mirseda
20:36 | 17/07/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, në një intervistë me moderatoren Lei Kraja për “Pushime On Top” foli...

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

19:58 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

Aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

19:26 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com