Është dizenjuar së fundmi një pasqyrë e re digjitale, e cila nuk e reflekton imazhin tuaj nëse nuk buzëqeshni para saj.
Koncepti mund të duket si një lojë, por dizenjuesi Berk Ilhan e shpiku pasqyrën e buzëqeshjes për të frymëzuar shpirtërisht pacientët me kancer.
Pajisja duket si një tablet me kamera dhe sipërfaqe të errët prej një materiali që përfshin teknologjinë e njohjes së fytyrës.
Sipërfaqja bëhet reflektuese, si një pasqyrë tradicionale, kur kap një buzëqeshje. Ashtu si cdo pasqyrë tjetër, mund të varet në mur ose të vendoset mbi tavolinë.
Ilhan kaloi dy vjet duke hartuar dhe zhvilluar produktin. Ai po prodhon pasqyra të buzëqeshjes në sasi të kufizuara. Çmimi i tyre është i shtrenjtë. Deri tani, kushtjonë 2,000 deri në 3,000 dollarë.
Produkti së shpejti do të nisë një fushatë për të sëmurët me kancer, ku Ilhan shpreson të mbledhë fonde të mjaftueshme për ta prodhuar në sasi më të mëdha dhe për të ulur çmimin e saj nën 500 dollarë.
Qëllimi i Ilhan është t’i dhurojë pasqyrat e buzëqeshjeve nëpër spitale.
“Çdokush mund ta blejë një të tillë,” tha ai. “Nëse ia dhuroni dikujt, i keni dhuruar një buzëqeshje.” (TIRANA TODAY)