Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Proda: Punoni me inteligence policore, per te parandaluar dhe goditur krimet elektorale.

9 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Proda: Punoni me inteligence policore, per te parandaluar dhe goditur krimet elektorale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, paraditen e sotme, thirri në takim drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e drejtorive për kufirin dhe migracionin dhe drejtorët e departamenteve, për t’iu përcjellë disa porosi për përmirësimin edhe më shumë të cilësisë së shërbimeve të Policisë, me qëllim rritjen e parametrave të rendit dhe të sigurisë në vend gjatë përmbylljes së fushatës elektorale, procesit të votimit dhe deri në përfundim të të gjithë këtij procesi.

Drejtor Proda ka kërkuar nga drejtorët që të qëndrojnë në krye të shërbimeve. Polica e Shtetit do të kalojë në shërbime të përforcuara, për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, aktivitetin “Giro d’Italia” dhe Samitin e Komunitetit Politik Europian që do mbahet më 16 maj, në Tiranë.

Proda: “Jemi përpara disa sfidave shumë të rëndësishme për imazhin e vendit, ndaj kërkoj nga gjithsecili, më shumë angazhim dhe përkushtim, që këto sfida t’i përballojmë me sukses dhe të përligjim besimin që qytetarët kanë te Policia e Shtetit.

Zbatoni ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, duke qëndruar të baraslarguar nga subjektet politike, si deri tani. Reagoni në kohë dhe me profesionalizëm, mos neglizhoni asnjë konflikt, sado i vogël apo i parëndësishëm qoftë në dukje, ndiqni në dinamikë çdo shqetësim të adresuar nga qytetarët apo nga përfaqësues të subjekteve politike dhe trajtojini ato ligjërisht, në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Punoni me inteligjencë policore, për të parandaluar dhe goditur krimet elektorale.

Strukturat e Policisë të vijojnë monitorimin intensiv të rrjeteve sociale, për evidentuar shkeljet ligjore që cenojnë procesin zgjedhor dhe të identifikojnë shtetasit përgjegjës.

Porositni shërbimet që pavarësisht rrethanave apo situatave me të cilat mund të përballen, asnjëherë të mos harrojnë se janë punonjës police dhe të vetmen armë mbrojtëse kanë – ligjin, ta zbatojnë me gjakftohtësi, profesionalizëm dhe përtej çdo paragjykimi.

Merrni masa që punonjësve të Policisë, pavarësisht planëzimit me shërbim, t’iu krijohet mundësia që të votojnë si çdo qytetar i këtij vendi.

Paralelisht me këto masa, në pikat e kalimit kufitar, të merren masa për të lehtësuar lëvizjen e shtuar të automjeteve dhe të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, të shtohen kontrollet në kufrin jeshil dhe në automjetet që do të kalojnë kufirin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Së fundi, Tirana, Elbasani, Durrës dhe Vlora, të koordinojnë veprimet me Departamentin e Rendit dhe Sigurisë, me Drejtorinë e Policisë Rrugore, Akademinë e Sigurisë dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim që masat e marra të zbatohen me korrektësi në terren, për të mundësuar që aktiviteti ndërkombëtar “Giro d’Italia”, me impakt të madh për vendin, të zhvillohet në kushte të sigurta përsa i përket detyrave të Policisë, pavarësisht angazhimit dhe përkushtimit që Policia ka për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor, në zbatim të ligjit dhe të Kodit Zgjedhor.

TË LIDHURA

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe
Aktualitet

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

14:40 | 23/01/2026
Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Next Post
Rrahu gruan e fëmijët dhe qëlloi me kallash drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari

Rrahu gruan e fëmijët dhe qëlloi me kallash drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

E rëndë në Lezhë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare, ja dyshimet e para

E rëndë në Lezhë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare, ja dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe
Aktualitet

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

by mirseda
14:40 | 23/01/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Kukës....

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

14:28 | 23/01/2026
Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

14:15 | 23/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com