Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Prezantohet në Tiranë “Dora D’Istria – Një vështrim femëror mbi shekullin XIX”

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Fillimi

Nga: Entela Binjaku

Është prezantuar  në mesditën e së premtes libri i autores italiane Roberta Fidanzia me titull “Dora D ’ Istria- Një vështrim femëror mbi shekullin XIX”. Për njohësit e gjuhës rumune libri është përkthyer nga italishtja  nga Viorica Balteanu. Përkthyesja e ndodhur  në Tiranë në një ceremoni prezantuese të librit, foli rreth kësaj figure të rëndësishme poliedrike të shekullit romantik parë me sytë e një autoreje bashkëkohore Roberta Fidanzia. Ky botim është i ndërtuar në 6 kapituj dhe sjell në vëmendje këtë figurë që pak u kuptua nga bashkëpatriotët e saj. Aq më pak e njohur edhe në Shqipëri.

Në kopertinën e librit gjendet portreti i Elena Gjikës i relaizuar  nga një prej portretistëve më të njohur të kohësm Felice Schiavoni kur ajo ishte 20 vjeç. Ishte koha kur e reja kishte nisur të merrte mësimet e para në pikturë.

Të tjerë eruditë që kanë qenë edhe ravijëzues të historisë së shekullit XIX mes të cilëve edhe Giusepe Garibladi janë interesuar për figurën e saj. E lindur në 22 janarin 1828,  fort e lidhur me besimin e krishterë,  Elena Gjika ishte një grua idealiste, bujare,  me një inteligjencë që shkëlqente dhe një intuitë të pagabueshme,  me një etje të pakufijtë për dije, një tërheqeje të pandalshme për misterin.  E dashuruar me natyrën, me një dashuri për njerëzit sidomos me ata në vështirësi, me një lidhje të fortë patriotike që e lidhte si me atdheun e lindjes por edhe me atë që e adoptoi,  të cilin e deshi po njëlloj si atdheun e saj duke qene një filolatine e bindur. Ajo ishte  nga ato gra që besonte tek dashuria e vetme për nje njeri,  u martua pasi kishte mbushur 21 vjec , që në atë kohë ishte mosha e pjekurisë me një duke Alexandr Koltov –Massalski që vinte nga një shtresë e pasur ruse, parardhësit e të cilit ishin themelues të shtetit rus. Edhe pse tërësisht e dashuruar, vajza  gjeniale dhe me një formim të plotë artsitk pasi ajo shkruante bukur, pikturonte bukur, këndonte me nje zë qiellor e edukuar nga mjeshtrat e belkantos në Milano,  ajo e kuptoi shpejt se papërshtatshmëritë mes saj dhe bashkëshortit ishin të mëdha: ai me një karrierë ushtarake që kur ishte 15 vjeç ndërsa ajo një  “enciklopedi  lëvizëse” siç e quante Bartolomeo Cechetti.

Dora Distria,  një eksponente e rëndësishme e kulturës evropiane e gjysmës së dytë të shekullit XIX u përkthye në shumë gjuhë. Ajo ndërroi jetë në vitin 1888 në Firence dhe pas largimit nga jeta  u la thuajse në hije.  Elena u lind në Bukuresht në vitin 1828 dhe ishte e para nga 6 fëmijët e Mihail Gjikës, i cili vinte nga një familje aristokrate me rrënjë nga Shqipëria.  Elena që jetoi nga 1828-1888 mori një edukim të jashtëzakonshëm,  udhëtoi shumë bashkë më prindërit. Ajo u bë një shkrimtare e madhe duke zgjedhur pseudonimin Dora D ’ Istria. Elena i kaloi 38 vite të jetës së saj në Itali duke u vendosur në Firence që prej vitit 1870 ku  dhe  bleu një vilë të kontit Angelo de Gubernatis. Me këtë qytet ajo ishte e dashuruar qe e vogël. Me pseudonimin Dora D ’ Istria shkroi  në gjuhë të ndryshme si frengjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, italisht. Njohja shumë e mire e gjuheve ruse, greke, si antike ashtu edhe moderne, e shqipes, rumanishtes e vendos këtë personalitet në majën e kulturës së epokës së saj.

Libri përmban 162 faqe dhe është botim i shtëpisë botuese DRENGO, Romë. Libri i takon  koleksionit “Femininum Ingenium” në seksionin e monografive. Librat e këtij seksioni synojnë të sjellin biografitë e femrave të së kaluarës dhe të së tashmes, të artit të tyre, ideve të tyre, kontributit që kanë dhënë të shprehura përmes mendimit perëndimor.

Autorja Roberta Fidanzia mban titullin doktor në Historinë e Doktrinave Politike dhe Filozofi Politike në Universitetin e  Romës. Ajo është presidente e shoqatës ndërkombëtare për studimin e Adriatikut të Epokës Medievale (SISAEM).

Viorica Balteanu është e lindur në Timishoara. Ajo ështe diplomuar në gjuhë dhe letërsi rumune në Universitetin e Timishoarës dhe më tej në Unversitetin e Krajovës në gjuhët Rumanisht-Italisht. Ajo mban titullin doktor, të cilin e ka mbrojtur me tezën “Eminesku në hapësirën kulturore italiane”.  Balteanu  është autore e 30 librave të botuar në Rumani dhe në Itali, disa të shkruara e të tjera të përkthyera, është autore e mbi 100 studimeve dhe artikujve, përkthime, intervistave  në periodikë rumunë dhe të huaj. Në vitin 1991 ajo themeoi “Komitetin Dante Aligheri”  në Timishoara që tashmë eshtë në sezonin e 27-të të aktivitetit të tij. Në 1995 Viorica Balteanu  u vlerësua me çmimin e Univeristetit të Peruxhias. Në vitin 2004 nderohet Kavalier i Republikës Italiane për merita kulturore. Libri është botuar nga shtëpia botuese Drengo në Romë redaktuar nga Nina Ceranu. E pranishme në takim dhe në fjalën e saj Nina Ceranu pseudonimi i Nina Chelariu tha se takimi mes Fidanzias dhe Balteanut rezultoi fatlum, “sepse falë atij takimi, ne kemi sot para syve librin mbi Elena Gjikën”, u shprej ajo. Nina Ceranu mban titullin doktor në Filozofi, prej vitit 2008. Ajo punon në Universitetin Perëndimor të Timishoarës. Shkrimtarja Nina Ceranu është e vlerësuar me 5 çmime letrare dhe njihet kryeisht si prozatore. Prej vitit 1993 ajo drejon Fondacionin e “Orientit Latin”.

Në këtë takim të organizuar nga Ambasada e Rumanisë në vendin tonë morën pjesë edhe SH.T.Z. Mircea Perpelea,  ambasadori i Republikës së Rumanisë në vendin tonë, akademiku Kopi Kyçyku, kritiku dhe studiuesi Behar Gjoka. Në fjalën e tij SH.T.Z.  Perpelea foli për rëndësinë e familjes Gjika në kulturën dhe historinë e Rumanisë, por edhe për dobishmërinë e njohjes së figurave që forcojnë miqësinë mes popujve tanë. Të pranishmit ndanë edhe këndvështrimet e tyre lidhur me këtë personalitet të kulturës evropiane. Në takim veç dy shkrimtareve, përfaqësuesve  të Rumanisë në vendin tonë, studiuesve, botuesit të librit etj., të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunitetit arumun në Shqipëri, për të cilët Nina Ceranu ndau edhe suprizën e rrënjëve të saj arumune.

 

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
(VIDEO) 28 vite nga eksodi në ambasada/A mund ta rrëzojnë emigrantët këtë klasë politike të korruptuar?  

(VIDEO) 28 vite nga eksodi në ambasada/A mund ta rrëzojnë emigrantët këtë klasë politike të korruptuar?  

Video/I vdes e bija, nëna e mëson në “Facebook”

Video/I vdes e bija, nëna e mëson në "Facebook"

Video/Shkrihet mafia shqiptare, terrorizoi Italinë

Video/Shkrihet mafia shqiptare, terrorizoi Italinë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

by mirseda
14:09 | 14/04/2026
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të...

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com