Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për lirimin e tij nga qelia.
Seanca e shkuar u shty pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani me pretendimin se në fletën e njoftimit për thirrjen në seancë nuk ishte bërë me dije emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen.
Ish-presidenti ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar ndërsa është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Më 16 tetor Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e tij për masën e sigurisë.