Terroristët janë duke festuar goditjet në një bazë ajrore në Siri, kështu u shpreh Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani. Komentet e tij mbështetën tek përgjigja e Rusisë, e cila ashtu si Irani është aleatë e Sirisë, duke kundërshtuar sulmet amerikane.
6 persona të vrarë nga sulmi amerikan në një bazë ushtarake në Siri.
Sulmet amerikane në Siri pasuan sulmet e dyshuara me armë kimike të regjimit të Bashar al Assad, ku 89 persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Ushtria siriane ka mohuar përdorimin e ndonjë agjenti kimik nga ana e saj, ndërsa aleatja e saj Rusia ka thënë se një sulm ajror goditi një magazinë ku rebelët mbanin armët kimike.