Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

“Prenkë Jakova si kompozitor atipik”

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“Prenkë Jakova si kompozitor atipik”

Sot është 100-vjetori i lindjes së kompozitorit të madh shqiptar, Prenkë Jakova.  Me këtë rast, akademiku dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Vaso Tole i dedikon gjeniut të muzikës sonë, këtë artikull;   

Nga Vaso Tole

Prenkë Jakova (1917-2017) bën pjesë në tre kompozitorët më të rëndësishëm shqiptarë të cilët krijuan të parat vepra të mëdha të muzikës sonë kombëtare, përkatësisht simfoninë e parë, operan e parë dhe baletin e parë, më konkretisht : Zadeja me « Simfoninë nr. 1” e vitit 1956; Jakova me operan “Mrika” të vitit 1958 dhe Daija me baletin “Halili dhe Hajria” të vitit 1963.

Muzika jonë profesioniste e pas Luftës së II-të Botërore na rezulton se u u mbështet mbi trashëgiminë muzikore folklorike njëzërëshe të Shqipërisë së veriut, mbi ritmikën dhe veçoritë e tjera që lidheshin me të. Si e tillë, gjuha muzikore e këtyre veprave shfaqet në tërësi si narrative, në pikëpamje të teksturës si një e “mesme e artë” mes modalitetit arkaik popullor dhe tonalitetit aristokrat. Në thelb ajo krijohet si përbashkim mes tipareve modale të melodisë tradicionale, kjo në sfondin e ritmit komplementar, harmonisë e të polifonisë, të cilat natyrshëm buronin edhe nga tradita popullore, por gjithmonë në gërshetim me mjetet shprehëse të kulturës muzikore evropiane. Deri në këtë moment mund të konstatojmë tendencën e qartë për një muzikë profesioniste kombëtare si dhe hapjen e saj ndaj trashëgimisë së madhe muzikore klasike e romantike. Ky proces u ndihmua nga fakti se, si modaliteti melodik popullor, ashtu edhe tonaliteti klasik shoqërues, janë mjaft të ngjashëm dhe të afërt mes tyre. Ishte vërtet një arritje për të kapur kohën e humbur!

Sot nga largësia e 100 viteve, jemi në gjendje të kuptojmë më mirë e më qartë muzikēn dhe personalitetin artistik të Prenkë Jakovës. Mendoj se nuk ishte thjesht zgjedhja e Tij që e bëri atë njerin prej krijuesve më të dashur e më të njohur, por dhe kompozitorin më atipik të muzikës shqiptare. Sipas përcaktimeve të gjithë pranuara, tipikja është diçka që gjithkush e pret. Ndërsa atpikja shfaqet si diçka jashtë e përtej tipit, përtej të gjithënjohurës. Në shumë raste atpikja konsiderohet edhe si sinonim me jo të zakonshmen, gjë që edhe ne e kemi pasur parasysh në rastin tonë kur e kemi përcaktuar Jakovën si kompozitor atipik. Pra si një kompozitor i jo i ngjashëm me të tjerët, si jo i zakonshëm e deri unikal në llojin e Tij.

Orientimi krijues i Prenkës kishte për bazë trashëgiminë muzikore të qytetit dhe fshatit verior, kjo e ndërthurur me mjetet teknike që kishte përvetësuar nga njohja e kulturës klasike evropiane e posaçërisht e kulturës operistike, veriste e romantike, kryesisht italiane e gjermane. Shkodra e paraçlirimit kohë kur ai u formua i ngjante një qyteti kozmopolit kur ndërthureshin korrente e shije të ndryshme muzikore. Shohim se ajo pak traditë e muzikës para- profesioniste shqiptare në fund shek. XIX dhe në gjysmën e parë të shek. XX, u ndërlidh sa me veçoritë e muzikës popullore në të cilën u mbështetën kompozitorët tanë, e po aq nga nevoja për të shkruar një muzikë laike për të gjithë. Sigurisht, ky orientim u kushtëzua nga shumë faktorë të tjerë, ndër ta ata politikë, socialë, ekonomikë e sigurisht kulturorë, për të cilët nuk po zgjatemi këtu.

Por cilat janë disa nga dukjet atipike tek Jakova?

-Ai kompozonte muzikë prej vetiu si autodidakt dhe nuk qe kompozitor katedrash edhe pse e njihte kulturën e madhe muzikore;

-Ai e shkruante dhe interpretonte muzikën për njerëzit duke e vjelë mendimin e tyre ende pa bërë premierën e veprës;

-Ai përgjithësisht shkruante muzikë pa porosi dhe nxitej për të kompozuar nga nevoja e njerëzve për të, si gjatë mbretërisē, fashizmit e diktaturës;

– Ai e farkëtoi shijen e Tij muzikore tek shpirtrat e njerëzve, jashtë kornizave ideologjike zyrtare dhe i pandjeshëm për së brendshmi ndaj tyre;

-Ai e perceptonte krijimin muzikor si unitet të tingullit dhe të fjalës së kënduar, gjë që përcaktoi zgjedhjen e Tij për të bërë kryesisht muzikë të kënduar;

-Ai pëlqente vokalen në raport me instrumentalen dhe megjithë shtrëngesat e kufizimet teknike të kohës, e sigurisht edhe ato të vetat, nuk e ndali procesin artizanal vetiak të krijimit muzikor;

-Për Prenkën nuk kishte rëndësi dukja, por thelbi. Ai ka krijuar muzikë shumë të bukur me mjete teknike të thjeshta;

-Thjeshtësia për të duket se ishte një formë sofistikimi që Ai nuk mundi ose nuk donte t’ja lejonte vetes;

-Ai pa tek muzika popullore, ashtu si pararendësit e Tij modelin që duhej ndjekur dhe me bindje e ndoqi këtë rrugë përmes zgjerimit të larmisë muzikore popullore që përdori në krijimet e Tij;

-Nuk ishte Prenka që përcaktonte krijimin muzikor të radhës, por ishin njerëzit që e kushtëzonin atë;

-Ai e çmonte artin dhe muzikën si një formë qytetarit të lidhur ngushtë me dashurinë dhe respektin për familjen, Shkodrën dhe Shqipërinë;

-Si i tillë Ai ishte dhe u bë kompozitor i popullit pasi besonte në zgjimin kulturor të njerëzve përmes artit, e posaçërisht përmes muzikës;

E përtej këtyre ai ishte atipik edhe pse:

-Askush si Prenka nuk vuri në skenë operan kombëtare të një vendi me amatorë të muzikës;

-Askush si Prenka nuk kompozonte, orkestronte, kopjonte partet muzikore, rregullonte instrumentet, dirizhonte krijimin dhe bënte po vetë premierën e tij, këto krahas dhjetëra angazhimeve të tjera jashtë muzikore;

-Askush si Prenka nuk i fuste bartësit e folklorit në studion e Tij të kompozimit për të vjelë motivet muzikore;

-Askush si Prenka nuk u përzie dhe qëndroi jashtë polemikave artistike e publike, duke respektuar kësisoj integritetin vetiak dhe ruajtur parimet bazë të besimit të tij;

– Askush si Ai nuk e filloi dhe e mbylli krijimtarinë mes dy himneve: himnit fetar të shkollës françeskane dhe himnit shtetëror të republikës;

-Askush si Ai nuk u burgos prej kompozitorëve shqiptarë dhe nuk u përball me kalvarin e vuajtjeve familjare;

-Askush si Ai nuk e preku diktaturën si dhembje por edhe joshje prej saj;

Dhe më së fundi,

-Askush si Ai nuk u largua nga kjo botë i përcjellë nga tingujt e bandës muzikore të cilën e kishte krijuar vetë, pa patur mundësinë që dikush nga ne ti thoshte lamtumirë e faleminderit, ti thoshte se sa shumë ne të gjithë, e jo etëm shkodranët e duam Atë dhe muzikën e Tij, se sa shumë i jemi mirënjohës për gjithçka bëri në mënyrë e Tij, për muzikën tonë kombëtare!

 

 

 

 

 

Tags: 100 vjetoriPrenk Jakova

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi
Kultura

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

10:33 | 25/02/2026
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari
Aktualitet

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari

10:24 | 25/02/2026
Next Post
Petrit Vasili pranon rezultatin e zgjedhjeve: Shqipëria fitoi opozitën e munguar

Petrit Vasili pranon rezultatin e zgjedhjeve: Shqipëria fitoi opozitën e munguar

A do ta dekretojë Meta qeverinë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Vasili

A do ta dekretojë Meta qeverinë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Vasili

Rama: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona

Rama: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com