Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pr.ligji për studentët e Mjekësisë ndez debate në Kuvend, Balla: Mos u bëni mish për top

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kush e zëvendëson Dumën e Rushajn nëse Nebijaj e Doda nuk pranojnë mandatin? Flet avokati

Projektligji për studentët e mjekësisë ka ndezur debate në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi miratoi sot që projektligji të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Sipas projektligjit të ri studentët e mjekësisë duhet të punojnë me detyrim pesë vite në Shqipëri, e më pas mund të diplomohen.

Por kjo nuk është pritur mirë nga opozita në parlament.

Deputetja e Partisë Demokratike Fltura Açka e ka cilësuar si ekstreme projektligjin e qeverisë studentët e Mjekësisë. Sipas Açkës, është masë drastike e cila nuk është diskutuar me grupet e interesit.

“Duhen marrë masa që djemtë tanë mos të na ikin por ne duhet ta bëjmë atdheun tonë të dëshirueshëm kjo është një masë shumë ekstreme dhe nxitimi juaj është shumë i pavend. Është një masë drastike. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk ka pse të vijë në parlament me kaq nxitim. Gjëja e parë që ndodh është shkelja e të drejtave të njeriut dhe është e papranueshme që në të vendosim me dhunë pa krijuar mundësinë që pse i marrim këto masa. Jam për të marra masa që fëmijët mos të na ikin por jo me këtë forma absurde. E shoh pavend që ta kaloni me kaq nxitim këtë masë drastike ekstreme.” tha Açka.

Me tej Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Flutura Açkës duke thënë se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu sic kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri.

“ Na duhet të kemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Jo vetëm që e përshëndes vendimin e qeverisë për ta përfshirë këtë politikë të rëndësishme për ta kuptuar dhe ju. Ju jeni nga ato shembuj pozitivë se latë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Na duhen mekanizma për të motivuar mjekët dhe për të plotësuar mungesat sipas nevojave. Është një investim publik dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve. Ju s’keni për ta gjetur rrugën se mjafton dikush të tregojë pakënaqësi.”, tha Balla..

Pas kesaj Açka i është përgjigjur Taulant Ballës, duke thënë se po i bëhet kurth nga Kuvendi sepse nuk ishin njoftuar për diskutim për studentët e mjekësisë dhe nuk janë të përgatitur.

“Keni ardhur i përgatitur me letra Balla. Ne s’jemi përgatitur se nuk e dinim. E shoh si kurth që po bëhet. Balla s’ka qenë i shqetësuar kur janë mbyllur shkollat. S’keni marrë asnjë masë. Thashë pse projektligji duhet të bëhet i përshpejtuar. Balla s’kam ndejtur në Shqipëri se e keni bërë ju më të bukur por se ashtu kam dashur unë. Bëni Shqipëri të bukur e s’kanë nevojë studentët të largohen. Kolegët tuaj shkonin me kobure për të kundërshtuar ndaj një këndi lojërash. Heroi Klevis Balliu bllokonte rrugën te Astiri. Mos u bëni mish për top për një gjë që i bën mirë një interesi publik. Jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve””, tha Açka.

Studentët e mjekësisë pritet të dalin sot në protestë, pais kundërshtojnë vendimin që qeveria mori dje në lidhje me ndryshimet në arsim për studentët që do të nisin të studiojnë mjekësi.

Vendimi i ri detyron studentët të cilët do të nisin studimet në mjekësi që të punojnë pesë vite në Shqipëri, në mënyrë që të diplomohen.

Kryeministri theksoi dje se se është obligim për të gjithë studentët e vitit të parë që do të nisin studimet që të marrin parasysh kriteret e reja tashmë të universitetit të mjekësisë dhe nëse duan apo jo të nisin këtë rrugëtim.

Protesta që kanë paralajmëruar sot studentët do të jetë e treta në radhë. Pas një konsultimi mes tyre, në një mbledhje të mbajtur në orëm 17;00 të së mërkurës, ata kanë vendosur dhe planin se si do të mbahet kjo protestë. Me shënimin e orës 10:00 studentët do të nisin të grumbullohen në oborrin e fakultetit, pranë rektoratit.

Pas një fjale të mbajtur për mediat, ata pritet të marshojnë në grup, drejt Parlamentit në Shqipërisë, në një kohë kur ligjvënësit pritet të diskutojnë për çështjet e ditës. Studentët do të bëjnë thirrje dhe do të kundërshtojnë draft-propozimin, që shpejt pritet të kthehet në një vendim të miratuar, siç konfirmoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Studentët theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe.

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Rama mbërrin në Shkup, pritet nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Rama mbërrin në Shkup, pritet nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Ish-burri dhe ish-vjehrra kallëzojnë penalisht këngëtaren shqiptare

Ish-burri dhe ish-vjehrra kallëzojnë penalisht këngëtaren shqiptare

Qytetarët i bashkohen protestës së studentëve të mjekësisë

Qytetarët i bashkohen protestës së studentëve të mjekësisë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com