Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Post-festivali, vështirësitë për të gëlltitur standardet evropiane

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Post-festivali, vështirësitë për të gëlltitur standardet evropiane

Nga Mero Baze/ Shqiptarët patën dje natën e parë anti-europiane, pas një kalvari kaq të gjatë këmbëngulës, për të qenë pjesë e Europës. Vlerësimet e jurisë së festivalit zyrtar evropian ishin zhgënjyese, edhe pse Shqipëria doli nga ky festival me një rekord, se zor që mund ta përsërisë ndonjë komb tjetër për vite të tëra, duke pasur tre këngëtarë të saj në finale.

Zhgënjimi nuk ka të bëjë aq shumë me pritshmërinë e tyre vetëm për këngëtarët shqiptarë, por me idenë fikse, se rezultati ishte një vendim politik dhe i marrë jashtë sallës, duke ngjallur reagimin e parë masiv kundër një standardi europian vlerësimi.

Të sigurtë se zëri i Bushpepës, profesionalizmi i Ermal Metës dhe performanca e Eleni Foureira, meritonin një vlerësim më dinjitoz, mijëra shqiptarë ndjehen të fyer me atë që ndodhi duke “bërë me shëndet” reagimin e parë negativ kundër “veseve” të Europës.

Dhe ky është një reagim i lirë, i pa manipuluar nga politika, por natyrisht i rënduar nga emocionet e një pritshmërie të lartë.

Por Europa nuk është një juri festivali dhe shqiptarët vetë nuk janë gjithnjë yje që duhen vlerësuar. Në shumë raste ata janë vërtet “dele e zezë” e Europës dhe beteja për t’u përballur me paragjykimet europiane për ne, nuk është e lehtë. Dhe mbi të gjithë nuk e kemi me aq përkushtim këtë çështje, përveçse festivalit.

Fjala vjen një nga deputetët hollandezë që ishte në Tiranë këtë javë, pyeste me seriozitet Kryeministrin e Shqipërisë, se “në çfarë mase zbatohet ligji i Sherihatit në Shqipëri dhe çfarë do bëjë qeveria për ta eleminuar atë”. Ishte kaq i vendosur dhe i bindur se ne si vend mysliman qeveriseshim nga “Sherihati”, sa donte vetëm përgjigje kur do mbaronte kjo histori.

Nuk është e vështirë ta sulmosh këtë deputet si injorant, apo të dizinformuar, por problem është se sinqeriteti i tij tregon se si na njeh ne Europa dhe sa pak kohë kanë të mendojnë për ne.

Për shumë prej tyre, ne jemi një vend krejt pa interes, i panjohur, i prapambetur, i pazhvilluar, i pashpresë dhe i pagdhendur, dhe me shumë legjenda urbane për banditizëm, shumicën e të cilave i formojmë dhe vetë.

Fjala vjen, nëse një deputet europian është i painformuar për Shqipërinë dhe shikon faqet e Facebookut të kryeministrave të Europës, ku PD çon dosje të fabrikuara për të krijuar idenë e një shteti bandit, ai fare mire mund të mendojë se jemi para një rreziku të madh, nëse Shqipëria bëhet pjesë e negociatave për në BE.

Nëse dikush përkthen në anglisht “qytetarin digital” me gjithë arsenalin e baltës së tij, ai mund të tmerrojë dhe ata europianë që na njohin si popull normal.

Prandaj beteja për të na njohur Europa dhe për të na pranuar, nuk është aq e lehtë, ashtu si beteja për të fituar Izreali një festival, ja kalon lehtësisë me të cilën kakaris një pulë.

Shqipëria ka bërë një hap shumë dinjitoz në Eurovizion, ka thyer rekorde historike të atij festivai dhe pavarësisht vlerësimeve burokratike, ajo trashëgimi do vlejë. Shembuj të tillë e thyejnë Europën e ngurtë ndaj nesh, më shumë se mijëra leksione vlerësimi për jurinë.

Por zemërimi anti-europian është i pavend. Përkundrazi, shuplaka që morëm nga ky vlerësim duhet të na bëjë të qartë për rrugën që na pret dhe pafuqinë që do të kemi shpesh  për ta ndryshuar gjendjen tonë, dhe kur jemi me të drejtën. E rëndësishme është që Eleni Foureira, i ka dhënë leksion jo vetëm këngëtarëve europianë, por dhe racizmit, Ermal Meta i ka dhënë leksion çdo ëndërrimtari që kërkon të arrijë diçka në jetë dhe Bushpepa ka treguar me qetësi, se ky vend ka ende fuqi të mahnisë me zërat që prodhon. Mos prisni ta ndryshojmë Europën me një natë dhe aq më tepër kur më shumë se Europa, ne shpesh e nxijmë vendin tonë për ambicjet tona të vogla.

Ftohtësia e Europës është një standard europian, më i vështirë për t’u gëlltitur, se entuziazmi ynë pro europian. Por,  “Non ti Abbiamo Fatto Niente!”, thotë Ermal Meta./Tema/

Tags: EvropianegëlltiturPost-festivalistandardetveshtiresite

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Nuk i duhen golat, Juventus shpallet kampion në “Olimpico”

Nuk i duhen golat, Juventus shpallet kampion në “Olimpico”

Shtypi i ditës, 14 maj 2018

Shtypi i ditës, 14 maj 2018

Shtypi nga bota, 14 maj 2018

Shtypi nga bota, 14 maj 2018

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit
Bota

Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

by mirseda
12:46 | 05/08/2025
0

Kompania britanike e energjisë BP ka njoftuar se ka zbuluar fushën më të madhe të naftës dhe...

Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

12:44 | 05/08/2025
Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

12:31 | 05/08/2025
Real Madrid akuzon La Ligan: Është e manipuluar

Real Madrid akuzon La Ligan: Është e manipuluar

12:20 | 05/08/2025
Nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”, në listë 10 të dyshuar

Nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”, në listë 10 të dyshuar

12:01 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com