Në një intervistë për “B92”, portieri i Serbisë ka treguar përjetimet e humbjes ndaj Zvicrës. Duke vënë theksin tek përgjegjësia që mbajnë mbi supe, ai tregon ndër të tjera se kjo është humbja më e keqe në karrierë, për të cilat nuk ka përmbajtur dot lotët.
“Nëse do të ma tregonin para ndeshjes çfarë ndodhi, nuk do ta kisha besuar.
Ne do të përpiqemi që të bëjmë një mrekulli. Është e pamundur që të shpjegohemi. S’e di sesi t’ia them mamasë sime që kemi humbur.
Kjo është përgjegjësi e madhe, dhe nuk po kuptoj sesi po ndodhin të tilla gjëra.
Kjo është humbja ime më e keqe në karrierë dhe nuk munda t’i mbaj lotët, pavarësisht se jam njeri që s’më dalin lehtë lotët. Besimi? Është e vetmja gjë që na ka mbetur. Duhet të bëjmë mrekulli”, tha Stojkoviç.